Mbrojtja nga ngacmimi

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, Ligji për barazinë gjinore
  • Kush është përgjegjës:
    Shiko me punëdhënësin/shkollën dhe organet përkatëse të tij për të gjetur adresën e duhur për të dorëzuar ankesën lidhur me ngacmimin. Çështjet e ngacmimit zakonisht adresohen tek zyrat e burimeve njerëzore, por në organizata më të vogla mund të jetë e përshtatshme që çështja të dërgohet tek autoriteti më i lart (p.sh. pronari apo drejtori ekzekutiv)
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Nëse punëdhënësi nuk është i interesuar të ndërmerr masa apo vet ai/ajo është shkelësi, mund të parashtroni padi në gjykatën kompetente apo tek institucioni i avokatit të popullit.

Të supozojmë që janë duke iu ngacmuar në zyrë apo shkollë mbikëqyrësi apo bashkëmoshatarët të cilët me veprime apo fjalë iu bëjnë të ndiheni keq. Duhet ditur që Ligji për mbrojtje nga diskriminimi ofron mbrojtje ligjore nga sjelljet e tilla. Ngacmimi është përkufizuar në Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi si “sjellje e padëshiruar që ka për qëllim shkeljen e dinjitetit të një personi dhe krijimin e një mjedisi kërcënues, armiqësorë, degradues apo ofendues”. Në anën tjetër, Ligji për barazi gjinore gjithashtu përkufizon ngacmimin seksual si formë specifike e ngacmimit që është i bazuar në dallim seksual. Të dy këto ligje iu mundësojnë të parashtroni padi në gjykatë kompetente apo tek institucioni i avokatit të popullit. Në rast të ngacmimit, ligji parasheh gjobën në shumë prej 450 deri 750 EUR për shkelësin. Ligji gjithashtu parasheh ndëshkime shtesë në rast se institucioni (p.sh. punëdhënësi) nuk merr parasysh urdhrin e gjykatës për parandalim të ngacmimit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori