Të kërkosh buxhetim bazuar në gjini

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për barazi gjinore
  • Kush është përgjegjës:
    Autoritetet publike siç janë kuvendet komunale dhe drejtoratet (në nivel lokal) apo ministritë dhe parlamenti (në nivel qendror). Buxhetet zakonisht hartohen nga organet ekzekutive dhe pastaj dërgohen tek legjislativi për shqyrtim dhe miratim. Në secilën fazë, qytetari ka drejtë të kërkojë përfshirjen e dimensioneve gjinore në nisma për shpenzim (aty ku është e mundur). Mospërmbushja e drejtave të parapara me Ligjin për barazi gjinore mund të gjobitet me një shumë prej 300 deri 900 EUR.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Institucionet publike legjislative dhe ekzekutive kanë administratat dhe sekretariatet e veta. Ju mund të kërkoni informata dhe qasje në takime përmes kanaleve të tilla zyrtare për t’u siguruar që çështjet gjinore janë duke u trajtuar. Gjithashtu, ju mund të kërkoni mbështetjen e OJQ-ve që punojnë me institucione parlamentare apo qeveritare dhe që janë drejtpërdrejtë të përfshira në avokim.

Të supozojmë që dëshironi të siguroheni që organet publike dhe ligjet e implementuara nga qeveria lokale dhe qendrore trajtojnë shqetësimet që janë specifike për gjininë tuaj. Për shembull, keni dëgjuar që komuna planifikon të vendos një skemë të re të granteve për të mbështetur bizneset në pronësi të rinisë. Duhet ditur që Ligji për barazi gjinore iu ofron drejtën për të kërkuar nga vendimmarrësit që të kenë parasysh çështjet lidhur me gjini gjatë hartimit të nismave të tilla. Ligji për barazi gjinore përkufizon “buxhetimin bazuar në gjini” si integrim i çështjeve gjinore në proces të buxhetit. Në praktikë kjo nënkupton që autoritetet publike duhet të marrin parasysh dimensionet gjinore gjatë krijimit të nismave për shpenzim siç është skema e grantit. Gjatë hartimit të buxhetit, ata për shembull mund të parashohin një normë ku ceket që 30% e granteve do të shkojnë për biznese ku pronar janë femrat. Baza ligjore për masa bazuar në gjini në proces të buxhetimit mund të gjendet në nenet tjera të Ligjit për barazi gjinore siç është neni 6 që lejon që autoritetet publike të ndërmarrin masa të veçanta për të promovuar barazinë gjinore siç janë kuotat, programe speciale dhe masa tjera për të përmirësuar pozitën e meshkujve dhe femrave në fuqi punëtore, arsim dhe shëndetësi.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori