Liria e të shprehurit si student

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, më konkretisht neni 31 “Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve”) dhe nenin 33: “Organizatat studentore”
  • Kush është përgjegjës:
    Universiteti
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Institucioni i Avokatit të Popullit, Gjykata kompetente
Tags: , ,

Nëse je student i zhytur në botën e pafund të ideve, ndodh që të kesh krijuar bindje të forta për çështje që ty të duken të rëndësishme dhe të cilat ke dëshirë t’i promovosh aktivisht. Disa prej bindjeve tua mund të shihen si kundërthënëse në mesin e kolegëve apo zyrtarëve të universitetit. Kjo mund të të frikësojë dhe të të bind se mund të përballesh me pasoja nëse i shpreh ato publikisht. Duhet të dish se ekzistojnë dispozita ligjore që të mbrojnë nga pasojat e angazhimit publik dhe që e promovojnë të drejtën tënde për t’u shprehur hapur, përveç rasteve kur e thyen ndonjë ligj apo rregullore të caktuar. Të drejtat e tua qytetare për liri të shprehjes, organizimit dhe mbledhjes janë jo vetëm të garantuara nga Kushtetuta, por nëse je student ato mbrohen edhe nga dispozitat e Ligjit mbi arsimin e lartë. Ky ligj i detyron të gjitha institucionet e arsimit të lartë që në statutet e tyre të përmbajnë nene të cilat e ndalojnë diskriminimin apo zbatimin e sanksioneve dhe dënimeve ndaj studentëve si hakmarrje për shprehjen publike të mendimeve kontraverse. Ligji gjithashtu i detyron këto institucione që të krijojnë mekanizma përmes së cilave studentët mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre mbi cilësinë e arsimimit apo të infrastrukturës. Institucionet e arsimit të lartë gjithashtu janë të detyruara që të lejojnë krijimin e organizatave studentore të cilat përmbushin nevojat sociale, kulturore, akademike ose zbavitëse të studentëve.

 Ligji mbi arsimin e lartë thotë se institucionet e arsimit të lartë në statutet e tyre duhet të krijojnë mekanizma të cilat i adresojnë çështjet disiplinore në një mënyrë të paanshme dhe të drejtë. Ligji gjithashtu thotë se studentët kanë të drejtë që t’i sfidojnë vendimet apo veprimet e ndërmarra kundrejt tyre nga institucionet e arsimit të lartë “në Ministri apo në gjykatë kompetente”. Shkeljet gjithashtu mund t’i adresohen Institucionit të Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori