Edrejta e pjesëmarrjes në vendimmarrje në shkollë

  • Gjeje në Ligj:
    Udhëzimi Administrativ 27/2013 mbi aktivitetet Jashtëshkollore
  • Kush është përgjegjës:
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Këshilli i shkollës
Tags: ,

Nëse je nxënës i shkollës së mesme dhe ke dëshirë të bësh ndryshime në shkollën tënde, atëherë zëri yt mund të dëgjohet dhe ti ke të drejtë të marrësh pjesë në vendimmarrje në shkollë. Ti mund ta shprehësh mendimin tënd mbi investimet aq të nevojshme në fushën e futbollit, planet për ekskursionet e radhës, aktivitetet kulturore që do të organizohen gjatë vitit, apo për nismat në mbështetje të komunitetit të cilat do t’i organizojë shkolla.

Udhëzimi Administrativ për Aktivitetet Jashtëshkollore i nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i detyron shkollat që të krijojnë Këshilla të Nxënësve, të cilët duhet të përbëhen prej përfaqësuesve nga çdo paralele. Ky është niveli i parë ku zëri yt mund të dëgjohet. Këshillat e Nxënësve dhe trupat e tyre përfaqësuese duhet të zgjidhen në mënyrë të pavarur dhe pa ndikimin e shkollës. Përfaqësuesi i përzgjedhur i Këshillit të Nxënësve merr pjesë me të rriturit duke marrë pjesë në vendimmarrje si anëtarë i Këshillit Drejtues të shkollës.

Sipas Udhëzimit Administrativ mbi Aktivitetet Jashtëshkollore, secila klasë në shkollë duhet ta përzgjedhë një përfaqësues të klasës për në Këshillin e Nxënësve. Ky i fundit duhet ta krijojë kryesinë e përbërë nga pesë anëtarë si dhe nga kryesuesi. Edhe anëtarët e kryesisë, edhe kryetari zgjedhen përmes votës së fshehtë. Drejtori i shkollës apo Këshilli Drejtues i shkollës nuk kanë të drejtë të përzihen në këtë proces.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori