E drejta të ankohesh për suspendimin nga shkolla

  • Gjeje në Ligj:
    “Kodi i mirësjelljes dhe masave disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme (Udhëzimi Administrativ 06-2014) i miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  • Kush është përgjegjës:
    Shkolla
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Keshilli i Shkolles, Drejtoria Komunale e Arsimit
Tags: ,

Nëse je nxënës i shkollës së mesme dhe ndaj teje është ndërmarrë ndonjë masë disiplinore të cilën ti e konsideron të padrejtë si për shembull suspendimi i gjatë (1-3 muaj) ti ke mundësi të vlerësosh se sa i drejtë është ky vendim si dhe të drejtën që eventualisht të parashtrosh një ankesë. Këtë mund ta bësh duke e lexuar Kodin e mirësjelljes dhe masave disiplinore për nxënësit e shkollës së mesme. Ky kod saktëson se një nxënës mund të suspendohet nga shkolla për periudha më të gjata prej 1 deri në 3 muaj vetëm nëse përfshihet në raste të dhunës, nëse humb më tepër se 32 orë mësimi pa arsyetim, ose dhe në këtë pikë kodi lë hapësirë për vendime arbitrare nëse përgjithësisht nuk i ndjek vendimet apo rregulloret e shkollës. Një nxënës mund të suspendohet nga shkolla edhe nëse i përsërit shkeljet e vogla dhe nuk i përfill vërejtjet e mëparshme verbale apo të shkruara.

Nëse je suspenduar për një periudhë më të gjatë në bazë të ndonjë shkeljeje të vogël të Kodit të mirësjelljes e cila nuk i përfshin rastet e përmendura më lart e sidomos nëse para këtij suspendimi nuk të është dhënë ndonjë vërejtje me shkrim ti mund të kesh arsye për të parashtruar një ankesë. Nëse ankesa jote dështon dhe suspendimi të vazhdohet, atëherë Drejtoria komunale e arsimit është e detyruar të të sigurojë forma alternative të arsimimit.

 Hapi i parë i procesit të parashtrimit të ankesës është Këshilli i shkollës. Nëse këtu nuk mund të kryesh punë, shkalla e dytë e parashtrimit të ankesës është Drejtoria komunale e arsimit. Ankesa duhet t’i parashtrohet drejtorisë brenda tre ditëve prej momentit kur shkolla merr vendim për suspendim. Drejtoria është e detyruar që të marrë vendim brenda tre ditësh. Zbatimi i vendimit për suspendim shtyhet deri në momentin kur Drejtoria komunale e merr vendimin e saj.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori