E drejta e qasjes në edukim të lartë në Kosovë nëse ke jetuar jashtë vendit

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji Mbi Arsimin e Lartë
  • Kush është përgjegjës:
  • Kush mund të më ndihmojë:
Tags: ,

Le të themi se e ke përfunduar arsimin fillor dhe sekondar në një shtet të huaj por dëshiron që të shkosh në universitet në Kosovë. Ligji mbi Arsimin e Lartë të jep të drejtën që të aplikosh në një universitet të tillë, por me disa kushte. Ke të drejtë të aplikosh nëse në vendin ku ke qëndruar ke përfunduar të paktën 12 vite shkollim dhe nëse diploma që ke marrë të bën të mundur që të aplikosh për universitet në vendin ku këtë diplomë e ke marrë. Pra, nëse mund të shkosh në universitet në vendin ku ndodhesh, mund të shkosh në universitet edhe në Kosovë. E njëjta vlen edhe nëse dëshiron të bësh transferim apo të ndjekësh studime të nivelit master. Gjithsesi, fillimisht duhet që diploma jote universitare apo notat të verifikohen nga institucionet përgjegjëse.

Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC), e cila është pjesë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është autoriteti përgjegjës për ta njohur diplomën që ti e ke marrë jashtë shtetit si ekuivalente të një “certifikatë të diplomimit” (e cila është e nevojshme për të aplikuar për universitet) apo si diplomë universitare.

Procesi i aplikimit është si vijon. Në rast se ke diplomë të shkollës së mesme, duhet të shkosh në qendrën NARIC, të paguash €20, të tregosh një letërnjoftim dhe një kopje origjinale të diplomës tende, dhe më pas të dorëzosh këto dokumente: një formular aplikimi të mbushur, një kopje të verifikuar të diplomës tënde origjinale, një kopje të verifikuar të notave, si dhe një përkthim të autorizuar të diplomës dhe notave. Formularët e aplikimit mund t’i shkarkosh në këtë vegëz. http://ëëë.masht-gov.net/advCms/?id=1328&lng=Alb#id=1329.

Në rast se ke dëshirë që diploma jote universitare të njihet si e vlefshme, të nevojiten dokumentet e njëjta si më sipër, vetëm se duhet të shtosh shtojcën e diplomës (nëse kjo ekziston) si dhe një përmbledhje të përkthyer të temës së diplomës (maksimum tre faqe). NARIC-u mund të të kërkojë dokumente të tjera në raste të veçanta.

NARIC e përcjell aplikimin tënd te një Komision i Ekspertëve ndërsa ky I fundit është i detyruar me ligj që të marrë një vendim brenda katër muajsh. Ndaj vendimit të këtij komisioni mund të parashtrohet një ankesë brenda 15 ditëve. Ankesa duhet t’i drejtohet Komisionit të Ankesave të Ministrisë së Arsimit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori