Të punosh si i mitur

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i Punës, Neni 7 (“Mosha e punës”) dhe Neni 45 (“Mbrojtja e rinisë”)
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi yt
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i punës, gjykata, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , , ,

Ligji i punës thotë se ti mund të hysh në marrëdhënie kontraktuale të punës vetëm pasi t’i kesh bërë 18 vjet. Por ti mund të angazhohesh në punë të ndryshme duke filluar edhe nga mosha 15 vjeçare – me kusht që vendi i punës nuk ka rreziqe shëndetësore ose zhvillimore. Ligji i Punës i detyron punëdhënësit që të sigurohen se punëtorët e mitur nuk janë të përfshirë në detyra të tilla që mbartin rrezik. Ky ligj në mënyrë specifike konstaton, për shembull, se këta punëtorë nuk mund të punojnë nën tokë, nën ujë, në lartësi të rrezikshme ose në hapësira të mbyllura; nuk guxojnë të operojnë me makineri të rrezikshme apo pajisje të rënda; nuk mund të punojnë në mjedis të pashëndetshëm i cili i ekspozon ndaj substancave, faktorëve ose proceseve të rrezikshme; dhe nuk mund të punojnë në kushte të vështira si orët e gjata të punës ose gjatë natës. Poashtu, punëtorët e mitur nuk mund të punojnë për më shumë se 30 orë në jave. Nëse je mes moshës 15 dhe 18 dhe punëdhënësi të kërkon që të merresh me punë të tilla të ndaluara, e sidomos nëse ke pësuar gjymtime mendore ose fizike si rezultat i këtyre punëve, atëherë ke të drejtë ligjore që të ankohesh dhe të përfitosh kompensim.

Nëse mendon se ke qenë viktimë e diskriminimit në punë, duhet ta adresosh këtë çështje pikë se pari me punëdhënësin tënd. Nëse vendi yt i punës ka mekanizëm që është përgjegjës për adresimin e ankesave të tilla (psh. një zyrë të burimeve njerëzore), atëherë ata janë të detyruar sipas nenit 78 të Ligjit të Punës që të marrin një vendim për ankesën tënde brenda 15 ditësh.

Nëse të drejtat e tua të punës shkelen dhe ti nuk gjen mënyrë për t’i zgjidhur çështjet në bashkëbisedim me punëdhënësin, atëherë mund ta njoftosh Inspektoratin e Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke e parashtruar një ankesë. Inspektorët e punës mund ta inspektojnë vendin tënd të punës duke e ruajtur njëkohësisht privatësinë e ankesës tende dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme, që mund të nënkuptojnë: dhënien e këshillave për punëdhënësin për ta zgjidhur problemin, shqiptimin e gjobave ose ndalimin e punës deri në momentin kur çështjet të jenë zgjidhur. Inspektorati i punës është i detyruar sipas Nenit 82 të Ligjit të Punës që të lëshojë një vendim në lidhje me apelin tënd brenda një afati prej 30 ditësh prej ditës kur ankesa jote është parashtruar, ose të paktën të të informojë se vendimi do të shtyhet. Nëse kjo sërish nuk të ndihmon në gjetjen e zgjidhjes, atëherë çështja mund të çohet në gjykatën kompetente.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori