Lista e pritjes për shërbime mjekësore

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në shëndetësi
  • Kush është përgjegjës:
    Institucioni shëndetësor
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë
Tags: , ,

Ke nevojë për trajtim në një institucion shëndetësor, por ky i fundit të ka vendosur në listë të pritjes për shkak se nuk mund të të akomodojë menjëherë? Duhet të dish se me ligj ty mund të të fusin në listë të pritjes vetëm nëse ndonjë institucion tjetër shëndetësor nuk mund të t’i ofrojë shërbimet e njëjta dhe/ose nëse ti nuk pranon të trajtohesh nga ndonjë institucion tjetër. Ligji poashtu thotë se ti nuk mund të futesh në listë të pritjes për një periudhë aq të gjatë sa jeta jote të vihet në rrezik. Në rrethana të tilla, institucioni shëndetësor duhet ose të të pranojë ty pa radhë, të të referojë tek një institucion tjetër, ose të të referojë te institucione tjera jashtë Kosovës.

Ligji thotë se institucionet shëndetësore duhet të krijojnë listë të pritjes në përputhje me standardet shëndetësore dhe kriteret profesionale. Ai gjithashtu i detyron institucionet shëndetësore që të t’i shpjegojnë ty arsyet përse je vendosur në listë të pritjes, kohën kur trajtimi mund të ofrohet si dhe pasojat e mundshme të kohës së pritjes.

Ligji për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në shëndetësi thotë se inspektorati i shëndetësisë dhe zyrtarët e tjerë në Ministrinë e Shëndetësisë janë përgjegjës për ta mbikëqyrë mbrojtjen e këtyre të drejtave, dhe u takon të kontrollojnë listat e pritjes në bazë të autorizimeve të shkruara të qytetarëve. Kështu që nëse mendoni se nuk jeni trajtuar ashtu siç duhet në aspekt të orëve të pritjes, ose se nuk jeni informuar si duket për kohët e pritjes, atëherë lajmëroni inspektoratin shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori