Transferimi në shkollë tjetër

  • Gjeje në Ligj:
    Udhëzimi Administrativ 16/2011 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Kush është përgjegjës:
    Shkolla në të cilën ti do të aplikosh
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Drejtoria Komunale e Arsimit, Ministria e Arsimit
Tags: , ,

Si nxënës i shkollës së mesme të lartë, ti ke të drejtë të ndryshosh shkollën tënde, edhe nëse ajo ka orientim tjetër nga shkolla jote paraprake. Kjo do të thotë, për shembull, se ti mund të shkosh nga një gjimnaz i përgjithshëm tek një shkollë teknike. Ti ke të drejtë ta bësh një ndryshim të tillë nëse familja jote ka lëvizur nga një qytet/fshat tjetër, por edhe nëse mund të japësh arsye legjitime dhe të dokumentuara për largimin nga shkolla paraprake, si për shembull pamundësia për ta ndjekur një shkollë për shkak të nevojave të veçanta.

: Ti duhet fillimisht t’ia adresosh një kërkesë për transferim shkollës ku dëshiron të regjistrohesh. Këtë duhet ta bësh pak para fundit të gjysmë vjetorit. Duhet të dorëzosh një varg dokumentesh: notat, dëftesat, verifikimet e certifikatave (psh. verifikime nga ana e Ministrisë së Arsimit në rast se vjen nga jashtë shtetit), një dokument ku parashtrohen dhe vërtetohen arsyet për ndryshimin e shkollës, dokument që vërteton vendbanimin, etj. Nëse shkolla konsideron se ti i përmbush kriteret, atëherë duhet ta bësh një test për ato lëndë të cilat nuk janë mbuluar në shkollën tënde të mëparshme. Drejtori i shkollës e emëron një komision për ta administruar testin

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori