Ndërprerja e shtatzënisë së padëshiruar

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për ndërprerjen e shtatzënësisë e përcakton të drejtën për abort. Megjithatë, kushtet specifike në të cilat ty të lejohet që ta përfundosh shtatzëninë pas javës së dhjetë janë të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ 09/2011 të Ministrisë së Shëndetësisë mbi “rrethanat e veçanta dhe indikacionet mjekësore për ndërprerjen e shtatzënisë në kushte të sigurta në Republikën e Kosovës”.
  • Kush është përgjegjës:
    Ti dhe institucioni shëndetësor.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati shëndetësor
Tags: , , , ,

Je një femër e re dhe dëshiron ta ndërpresësh shtatzëninë tënde për një apo arsye të tjera Duhet të dish se ligji e mbështet të drejtën tënde për të zgjedhur nëse dëshiron ta mbash beben ose jo, por se ekzistojnë disa kufizime të ndërlidhura me moshën dhe etapën e shtatzënisë. Ligji për ndërprerjen e shtatzënësisë thotë se nëse je mbi moshën 18 vjeçare, ti ke të drejtë që me zgjedhjen tënde ta ndërpresësh shtatzëninë brenda dhjetë javëve të para të saj. Megjithatë, nëse je më e re se 18 vjeç, ti duhet të marrësh miratimin nga prindërit e tu ose nga kujdestarët ligjor në mënyrë që të mund ta bësh një gjë të tillë. Ndërprerja e shtatzënisë pas javës së dhjetë është e mundur vetëm dhe nëse ekziston ndonjë rrezik serioz për shëndetin tënd apo të bebes, apo nëse mund të vërtetohet ligjërisht se shtatzënia erdhi si rezultat i rrethanave të veçanta si dhunimi apo incesti. Ligji në mënyrë specifike e ndalon ndërprerjen e shtatzënisë për arsye si mospëlqimi i gjinisë së embrionit.

Vendimi për ta ndërprerë shtatzëninë tënde para javës së dhjetë është përfundimisht i joti ndërsa institucioni mjekësor është përgjegjës për të informuar për ndërlikimet potenciale mjekësore para se ta marrësh një vendim. Data për ndërprerjen duhet të caktohet të paktën dy ditë pasi të jetë marrë një vendim i fundit për abortin. Në rast se të duhet ta përfundosh shtatzëninë pas javës së dhjetë, një komision special tre-anëtarësh (i përbërë nga dy gjinekologë dhe një psikiatër) në klinikë duhet ta shqyrtojnë rastin tënd dhe të vendosin nëse ka arsye legjitime për ta bërë një gjë të tillë.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori