Mbrojtja nga neglizhenca e familjes dhe ajo për fëmijët pa prindër

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për familjen
  • Kush është përgjegjës:
    Anëtarët e familjes, qendra për punë sociale, gjykata kompetente
  • Kush mund të më ndihmojë:
    gjykata kompetente, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , , , , ,

Je në moshë të mitur dhe prindërit e tu janë neglizhent ndaj teje, ose prindërit të kanë vdekur apo të kanë lënë, dhe ti nuk e ke askënd që të kujdeset për ty? Duhet të dish se ligji i detyron prindërit që t’i përmbushin disa standarde të kujdesit dhe ofron mbështetje dhe mbrojtje nëse ata dështojnë që ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas Ligjit për familjen, fëmijët kanë të drejtë të rriten nga familjet e tyre dhe një fëmijë është nën mbikëqyrjen e e prindit deri në moshën 18 vjeçare. Sipas ligjit, përgjegjësia e prindërve përfshin sigurimin e mirëqenies emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke i ruajtur marrëdhëniet personale dhe duke e siguruar zhvillimin e tij/saj më të mirë. Ligji i familjes thotë se prindërve që nuk i përmbushin detyrimet e tyre, qendra për punë sociale mund t’ua marrë fëmijët nga mbikëqyrja. Qendra gjithashtu mund të marrë nën përkujdesje edhe fëmijët të cilët nuk kanë përkujdesje prindërorë. Në rrethana të tilla, në përputhje me ligjin për familjen, ty mund të të ofrohet përkujdesje, strehim familjar, strehim rezidencial ose adoptim. Fëmijët më të vjetër se 14 kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesa edhe personalisht.

Kushdo që ka informata mbi neglizhencën ndaj fëmijëve ose ekzistencën e fëmijëve pa prindër duhet ta njoftojë qendrën për punë sociale. Kjo e fundit sipas ligjit është e detyruar që të nisë procedurat për heqjen e mbikëqyrjes prindërore në një gjykatë kompetente. Në rast të emergjencës, ajo mund ta marrë fëmijën nën mbikëqyrje pa kurrfarë procedurash gjyqësore, por vetëm për një periudhë të kufizuar kohore.

Çfarëdo neglizhimi nga ana e qendrës për punë sociale në dhënien e shërbimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve mund t’i adresohet një gjykate kompetente ose Institucioni i Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori