Solidariteti bashkëshortor dhe të drejtat e pronësisë

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për familjen
  • Kush është përgjegjës:
    Gjykata kompetente
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Qendra për punë sociale, gjykatë kompetente e shkallës së dytë
Tags: , , ,

Dëshiron të martohesh, apo tashmë e ke bërë një gjë të tillë, por nuk je i/e sigurt se çfarë të drejtash të takojnë si individ apo si çift. Duhet të dish se korniza ligjore është shumë e detajuar kur vjen puna te të drejtat martesore. Ligji për familjen thotë se në martesë, ashtu si edhe në të gjitha marrëdhëniet e tjera personale dhe pronësore, të dy bashkëshortët janë të barabartë. Ai poashtu thotë se bashkëshortët janë të detyruar që të jenë besnik ndaj njëri-tjetrit, ta respektojnë njëri tjetrin dhe ta mbështesin njëri-tjetrin financiarisht, sidomos në ato rrethana kur njëri prej partnerëve ka nevojë për asistencë (për shembull, nëse ai/ajo nuk mund të punojë). Një pjesë e rëndësishme e ligjit për familjen trajton të drejtat pronësore të bashkëshortëve. Bashkëshortëve u takon që të mbajnë çfarëdo prone të cilën e kanë pasur para se të martoheshin si pronë të tyren individuale. Por çfarëdo prone tjetër që përfitohet pas momentit të martesës automatikisht bëhet pronë e përbashkët. Nëse duan, bashkëshortët mund ta ndajnë pronën e përbashkët në aksione dhe kështu të bëhen bashkëpronarë. Ligji për familjen poashtu u jep të drejta të njëjta atyre që jetojnë në “marrëdhënie të faktuar” – që do të thotë të jetosh me një partner ashtu siç do të jetonin me njëri-tjetrin një burrë dhe një grua, por vetëm pa e formalizuar këtë martesë në letër.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori