Asistenca sociale për familje me të ardhura të ulëta

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për skemën e ndihmës sociale në Kosovë; amendamenti i ligjit për skemën sociale në Kosovë; Udhëzimi Administrativ 08/2004 “mbi verifikimin e kushteve materiale të familjeve që aplikojnë për asistencë sociale”.
  • Kush është përgjegjës:
    Qendra për asistencë sociale
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: ,

Familja jote nuk ka burime të të ardhurave që t’i përmbushë nevojat e saja bazike? Duhet të dish se mund të përfitosh asistencë sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ligji për Asistencën Sociale në Kosovë thotë se ti mund të përfitosh asistencë sociale nga shteti nëse i përmbushë kriteret vijuese jo-financiare: a) nëse askush në familjen tende nuk është i aftë për punë ose; b) nëse një anëtar i familjes është i aftë për punë, por është një fëmijë në familjen tende që është më i vogël se 5 vjeç. Hapi i parë që ndërmerr shteti është vërtetimi nëse ti ke burime të tjera të të ardhurave. Familjes tende nuk i takon asistenca sociale nëse dikush tjetër merr ndonjë formë tjetër të asistencës – pensione, pensione për persona me aftësi të kufizuara, etj. Shuma e parave që të takojnë varet nga numri i anëtarëve të familjes dhe nga kostoja e çmimeve të ushqimeve. Kjo shumë totale rishikohet çdo viti në vit në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale, për ta reflektuar koston e jetesës. Për momentin ty mund të të takojnë prej 40-80 EUR në muaj. Familjet që përfitojnë asistencë sociale poashtu mund të marrin një shtesë për çdo person nën moshën 18 vjet. Masa e asistencës sociale është e përkohshme dhe zgjat deri në gjashtë muaj, periudhë kjo kur ti duhet të riaplikosh për vazhdimin e saj. Gjatë kësaj periudhe ti duhet të dëshmosh se po bën përpjekje – nëse ke mundësi – për të gjetur një punë.

Aplikacionet për asistencë sociale në Kosovë procedohen përmes qendrave komunale të punës sociale. Ti duhet t’i kesh të paktën 16 vjet për ta dorëzuar një aplikim. Duhet të dorëzosh një varg dokumentesh të cilat duhen marrë parasysh, si për shembull: të dhënat kadastrale mbi tokën në pronësi, dokumentet për makinat e poseduara, certifikatën e pronës, dokumentin mbi verifikimin e papunësisë, etj. Kontrolloni te qendra e juaj për punë sociale se cilat janë dokumentet e nevojshme për t’u dorëzuar. Pasi të keni aplikuar, përfaqësuesit nga qendra për punë sociale do të të vizitojnë në zyrë për t’i verifikuar kushtet jetësore.

Nëse ndjen se kërkesa jote për asistencë sociale u mohua pa të drejtë, atëherë mund ta apelosh vendimin tek Komisioni i Apeleve i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ankesën mund ta parashtrosh brenda 14 ditësh që nga dita kur e ke marrë njoftimin për refuzim. Nëse apeli i drejtuar drejt Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk kryen punë dhe ju vazhdoni të mendoni se ndihma ju takon, atëherë mund t’i drejtoheni edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori