Të mbroni veten nga diskriminimi i tërthortë

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, neni 4 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2
  • Kush është përgjegjës:
    Cilido autoritet publik që ofron shërbime apo qasje në të drejtat është përgjegjës për të siguruar që të mos ketë diskriminim të tërthortë. Shiko autoritetet përkatëse brenda këtij institucioni për të gjetur adresën e duhur për të dorëzuar ankesën.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Në rast se autoriteti publik nuk përgjigjet në ankesë lidhur me diskriminimin e tërthortë, mund të kërkoni ndihmë ligjore dhe forma tjera të ndihmës nga OJQ që punojnë me persona me aftesi të kufizuara dhe në fusha të tjera apo me Inspektoratin e punës. Përndryshe, Institucioni i Avokatit të Popullit gjithashtu është një adresë tjetër për të kërkuar mbështetje.

Të supozojmë që jeni duke aplikuar për një punë, jeni duke kërkuar qasje në hapësirë publike, apo kërkoni të bëheni anëtarë i ndonjë shoqate, por i takoni një grupi minoritar. Për të fituar qasjen tek shërbimi apo drejta e kërkuar, ligji nuk ju mbron vetëm nga format e diskriminimit të drejtpërdrejtë ku qasja i ndalohet vetëm grupit tuaj minoritar por edhe nga diskriminimi i tërthortë. Ky i fundit përfshin organizatat të cilat qëllimisht paraqesin kritere për anëtarësim apo provizion të shërbimeve në mënyrë të tillë që padrejtësisht ju parandalon qasjen. Për shembull, një institucion publik ka shpallur konkurs për një pozitë në një qytet të caktuar. Ju mund të keni të gjitha kualifikimet e duhura dhe përvojën për të kryer punën, por kriteret e paraqitura në shpallje kërkojnë njohuri gjuhësore që nuk janë të nevojshme për të kryer detyrën, apo mund të kërkojnë që punëtori potencial të jetë me banim afër vendit të punës edhe pse afërsia nuk është objektivisht e nevojshme. Këto dy kritere mund të diskriminojnë njerëzit nga rajone apo etni të caktuara.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori