Të kërkosh masa afirmative

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi
  • Kush është përgjegjës:
    Shiko me punëdhënësin dhe autoritetet e tij/saj për të gjetur adresën e saktë për të dorëzuar ankesën. Masat afirmative zakonisht duhet të zbatohen dhe të drejtohen tek zyra e burimeve njerëzore, por si politikë ato duhet të drejtohen nga organet më të larta vendimmarrëse.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Në rast se punëdhënësi nuk është i interesuar për të promovuar masat afirmative, ju mund të kërkoni ndihmë nga shoqatat profesionale apo OJQ-t për të ngritur çështjen e përfaqësimit të pakët dhe për të ngritur presionin publik në firmat dhe institucionet tjera relevante.

Të supozojmë që i takoni një grupi social apo identiteti që është pak i përfaqësuar në institucion publik, firmë apo institucion tjetër apo organizatë ku punoni. Për shembull, ju jeni një grua dhe gratë përbëjnë vetëm 10% të punëtorëve në firmën ku punoni, edhe pse janë 50% të fuqisë së aftë punëtore dhe nuk kanë pengesa objektive për të punuar në ndonjë sektor të veçantë. Ju kërkoni nga punëdhënësi juaj ndërmarrjen e disa masave afirmative sipas Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi gjatë punësimit të punëtorëve të rinj.

Masat afirmative kanë për qëllim kompensimin apo parandalimin e trajtimit të padrejtë të grupeve apo personave duke u bazuar në identitet. Duke ndërmarr masa të tilla, firma siguron që anëtarët e këtij grupi fitojnë disi “pikë shtesë” në proceset e ardhshme të rekrutimit vetëm për shkak se i takojnë një grupi më pak të përfaqësuar. Ligji parasheh që masat e tilla mund të ndërmerren nëse, le të themi dy kandidatë kanë kualitete të njëjta profesionale, me ç’rast punëdhënësi mund të zgjedh kriterin e identitetit për vendim përfundimtar. Për shembull, punëdhënësi mund të zgjedh masë afirmative për të zgjedhur një grua në një garë ndërmjet femrave me kualifikime të njëjta dhe një burri. Të punësosh dikë vetëm pse është grua nuk është qëllimi i masave afirmative, pasi që kjo mund të krijoj bazë për forma tjera të diskriminimit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori