Të kërkosh akomodim të përshtatshëm në punë nëse ke ndonjë paaftësi

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi juaj është përgjegjës për të siguruar akomodim të përshtatshëm për ju. Nëse jeni duke punuar në një institucion, gjithmonë përpiquni të gjeni adresën e duhur për të drejtuar ankesën tuaj siç është zyra për burime njerëzore. Shiko rregulloret e brendshme dhe organogramet për adresim të saktë të ankesës.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Në rast se punëdhënësi nuk është i përgjegjshëm, ju mund të kërkoni ndihmë ligjore dhe forma tjera të ndihmës me OJQ që punojnë me persona me aftësi te kufizuara apo me inspektoratin e punës. Nëse keni një profesion të caktuar që ka ndonjë shoqatë profesionale, shoqata mund gjithashtu t’iu ndihmojë. Përndryshe, Institucioni i Avokatit të Popullit gjithashtu është një adresë për të kërkuar mbështetje.

Të supozojmë që keni ndonjë paaftësi dhe jeni duke aplikuar për ndonjë punë apo jeni të punësuar në ndonjë kompani apo institucion publik. Institucioni ku punoni është i obliguar me ligj të ofroj akomodim të nevojshëm që do t’iu mundësojë të punoni apo të gradoheni pavarësisht nga paaftësia që keni. Kjo drejtë është e theksuar në nenin 19 të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Ligji obligon punëdhënësit të ndërmarrin masat e nevojshme në rrethana të veçanta për të mundësuar që një person me paaftësi të ketë qasje, të merr pjesë apo të gradohet në punë apo përmes trajnimit përpos në ato raste kur kjo paraqet një barrë të jashtëzakonshme për punëdhënësin. Kjo do të thotë që nëse keni ndonjë paaftësi që iu parandalon të punësoheni apo gradoheni, ju keni të drejtën të parashtroni ankesë nëse punëdhënësi nuk përpiqet të bëjë ndryshime në punë për t’iu mundësuar të punoni. Megjithatë, për të arsyetuar ankesën, këto ndryshime duhet të jenë të arsyeshme dhe të përballueshme për punëdhënësin. Sipas ligjit, masat që duhen ndërmarr për të akomoduar një person me paaftësi nuk duhet të jenë “barrë disproporcioanale për punëdhënësin”. Me fjalë tjera, kompania për shembull nuk mund të bëjë një investim që do të ketë ndikim serioz në operacionet afariste për të akomoduar një person me paaftësi në një vend pune.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori