Ofrimi i shërbimeve dhe avokimi përmes OJQ-ve

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për lirinë e asociimit në OJQ
  • Kush është përgjegjës:
    Ministria e Administratës Publike
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Ministria e Administratës Publike, mekanizmi i shkallës së dytë
Tags: , ,

Dëshiron t’i shërbesh komunitetit tënd, ose të avokosh për interesat e tija, por nuk je i sigurt se si mund të organizohesh në një strukturë ligjore që mund të përfitojë fonde? Duhet të dish se kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për lirinë e asocimit në OJQ garantojnë të drejta të plota për lirinë e asociimit dhe krijimit të OJQ-ve. Këto organizata duhet të mos kenë për synim fitimin dhe duhet të paguajnë vetëm kompensim të arsyeshëm për punën e bërë nga ana e stafit të tyre. Ato duhet të themelohen në dy forma – shoqata (të krijuara nga tre ose më shumë persona) dhe fondacione (të krijuara nga një ose më shumë persona). Ato duhet të kenë rregulla dhe rregullore strikte të brendshme si dhe një strukturë organizative e cila siguron përgjegjësi ndaj themeluesve, donatorëve dhe përfituesve. Të gjitha këto duhet të elaborohen qartë në statutin e OJQ-së. Nëse aktivitetet kryesore të OJQ-së tënde i shërbejnë interesit publik, atëherë ti mund të përfitosh status të përfituesit publik, i cili mundëson përfitime të ndryshme fiskale.

Nëse dëshiron të themelosh një OJQ, duhet të aplikosh për regjistrim në departamentin e OJQ-ve i cili është pjesë e Ministrisë së Administratës Publike. Duhet të dorëzosh një formular të mbushur, një instrument themelues dhe statutin e OJQ-së tënde. Ti poashtu duhet ta delegosh me shkrim një përfaqësues të autorizuar. Me ligj ti duhet të marrësh një vendim për regjistrimin tënd brenda 60 ditësh.

Mund të ketë arsye ligjore përse aplikimi i OJQ-së tënde për t’u regjistruar mund të refuzohet, si për shembull dokumentacioni jo i plotë; thyerja e ndonjë ligji në statutin e organizatës tënde, ose emri i organizatës bie ndesh me një emër të përdorur nga një organizatë tjetër. Megjithatë, në rast se ndjen se aplikimi yt është refuzuar pa të drejtë, atëherë gjithmonë mund t’i drejtosh apel një trupi të instancës së dytë brenda Ministrisë së Administrimit Publik.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori