Siguria në punë

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë
  • Kush është përgjegjës:
    Ti dhe punëdhënësi yt
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i punës, gjykata kompetente, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , , , ,

Je duke punuar në një mjedis të rrezikshëm dhe/ose ke përjetuar dëm fizik ose mendor gjatë kryerjes së detyrave? Ligji mbi sigurinë dhe shëndetin në punë e detyron punëdhënësin tënd që të sigurojë se kushtet e punës janë të sigurta, se ti ke të gjitha informacionet për atë se si duhet të përballesh me rreziqet, dhe ta detyrojë që të të paguajë kompensim për dëmet që të shkaktohen gjatë kryerjes së detyrave të parapara në kontratë. Nëse punëdhënësi nuk krijon kushte të sigurta pune, shteti mund ta gjobisë atë me gjoba të cilat, varësisht nga lloji i shkeljes, mund të variojnë nga 100 EUR deri në 35,000 EUR. Ti gjithashtu mund të konsiderohesh përgjegjës për thyerje të rregullave të sigurisë dhe ke për detyrim që të konsultosh rregulloret dhe manualet e sigurisë, si për shembull manualet e përdorimit të makinerive të cilat mund t’i dëmtojnë të tjerët.

Para se të nisësh punën, duhet të sigurohesh se i kupton rregullat e sigurisë për detyrat e tua, sidomos nëse ka rreziqe. Kjo sepse punët që ti i bën mund të të rrezikojnë jo vetëm ty por edhe të tjerët. Punëdhënësi yt duhet të të ofrojë informacione të mjaftueshme mbi rreziqet dhe të sigurojë që të gjitha masat janë marrë për të ta mbrojtur shëndetin dhe sigurinë. Nëse masa të tilla nuk janë ndërmarrë, ti mund ta ngresh çështjen te mekanizmat përgjegjës të kompanisë tënde (për shembull, zyra e burimeve njerëzore).

Ti mund ta gjesh vetën duke punuar në rrethana të rrezikshmërisë së larta në punë, por punëdhënësi yt nuk po ndërmerr masa për të të mbrojtur ty dhe bashkëpunëtorët e tu, përkundër ankesave të vazhdueshme. Në këtë rast duhet ta njoftosh Inspektoratin e punës, sepse ai e ka për mandat që të sigurojë se kushtet e punës janë brenda standardeve ligjore. Nëse ti ke pësuar dëme fizike ose mendore për shkak të kushteve të punës, atëherë mund të kërkosh kompensim përmes një gjykate kompetente, ose të kërkosh këshilla prej Institucioni i Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori