Diskriminimi gjinor gjatë qasjes në shërbime

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për barazi gjinore
  • Kush është përgjegjës:
    Ofruesit publik dhe privat të shërbimeve dhe mallit janë përgjegjës për realizimin e punës së tyre pa diskriminim gjinor. Ata duhet të kenë politika dhe rregullore të brendshme për të ndaluar sjelljen diskriminuese.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Në rast se ballafaqoheni me diskriminim gjinor gjatë qasjes në shërbime apo mall, mund të parashtroni ankesë tek autoritetet e larta të ofruesit të shërbimeve. Për shembull, në një kompani të madhe private, ju mund t’i telefononi apo shkruani shërbimit për konsumatorë. Megjithatë, ju gjithashtu keni bazë ligjore për të parashtruar padi apo paraqitur rastin pranë institucionit të avokatit të popullit në Kosovë.

Të supozojmë që jeni një grua dhe iu kanë mohuar shërbimet për shkak të gjinisë tuaj, për shembull mund të jetë e papranueshme në aspektin kulturor për gjininë tuaj për të pas një shërbim të tillë. Duhet ditur që është e jashtëligjshme për këdo që ofron shërbime ligjore për të mohuar qasjen në këto shërbime bazuar në gjini. Kjo është e theksuar qartas në Klauzolën 19 të Ligjit për barazi gjinore. Ligji parasheh që kjo vlen për gjithë personat që ofrojnë mall apo shërbime në sektorin publik si dhe privat. Kjo do të thotë që kjo vlen barabartë për institucionet publike si dhe supermarketet, barnatoret, klinikat etj.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori