Të drejtat e vullnetarëve

  • Gjeje në Ligj:
    Udhëzimi Administrativ 10/2010 “Mbi punën vullnetare të rinisë”
  • Kush është përgjegjës:
    Grupi yt vullnetar
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Drejtoria komunale e rinisë
Tags: , ,

Je i angazhuar në aktivitete vullnetare prej të cilave përfiton komuniteti yt ose rinia në përgjithësi, por nuk je e sigurt se çfarë të drejtash të takojnë si vullnetar/e? Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë ka lëshuar një Udhëzim Administrativ që shpalos të drejtat e vullnetarëve. Organizatat shoqërore në të cilat ti bën pjesë pikë së pari duhet të kenë marrëveshje të shkruara me vullnetarët, ku duhen sqaruar kornizat e aktiviteteve në të cilat ti do të angazhohesh dhe detaje të tjera të rëndësishme. Organizatat duhet t’i raportojnë vullnetarët tek drejtoritë komunale përgjegjëse për çështjet rinore dhe të marrin karta identiteti për vullnetarët. Sipas Udhëzimit Administrativ, organizatat duhet t’i trajtojnë vullnetarët si të barabartë, t’i informojnë për punën e tyre (sidomos për rreziqet), t’u japin mjetet e duhura te punës, t’i trajnojnë, ta regjistrojnë punën e tyre, të sigurojnë transport publik në rast të nevojës, të ofrojnë një shujtë gjatë aktiviteteve, të sigurojnë se vullnetarët nuk abuzohen për përfitim personal, etj. Nëse je më i ri se 18 vjeç, ty nuk të lejohet që të angazhohesh në aktivitete vullnetare të cilat zgjasin më shumë se 86 orë në muaj.

Sa herë që t’i aktivizohesh si vullnetar, ti e bën këtë si pjesë e ndonjë strukture – qoftë kjo një organizatë spontane, një OJQ, parti politike ose biznes. Organizatori duhet të sigurojë se të drejtat e vullnetarëve respektohen ashtu siç parashihet me Udhëzimin Administrativ dhe me ligje të tjera në fuqi.

Organizatat rinore dhe puna vullnetare mbikëqyren nga drejtoritë respektive komunale që merren me çështjet e rinisë. Ti mund t’ia adresosh kësaj drejtorie ankesat ose të kërkosh udhëzime për të drejtat e tua si vullnetar.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori