Të drejtat e njerëzve të infektuar me HIV/AIDS

  • Gjeje në Ligj:
    Udhëzimi Administrativ mbi aktivitetet, strukturën dhe funksionet e shërbimeve shëndetësore për HIV-AIDS (02-2011)
  • Kush është përgjegjës:
    Ti dhe institucionet shoqërore në të cilat ti bën pjesë
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i punës, inspektorati i shëndetësisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, gjykata kompetente
Tags: ,

Je një person i infektuar me HIV/AIDS dhe ke frikë se do të diskriminohesh ose përjashtohesh nga shoqëria për shkak të gjendjes tënde? Duhet të dish se ekzistojnë dispozita ligjore të cilat e sigurojnë të drejtën tënde për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë në shoqëri dhe për t’u integruar, por gjithashtu se di duhet të sillesh në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos i rrezikosh të tjerët me infektim. Në këtë drejtim, Udhëzimi Administrativ për aktivitetet, strukturën dhe funksionet e shërbimeve shëndetësore për HIV-AIDS (AI 02/2011) thotë se njerëzve të diagnostifikuar me HIV/AIDS u duhet dhënë kujdes dhe trajtim në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe duhet integruar në bashkësi dhe shoqëri. Ju duhet të keni qasje të barabartë në të gjitha nivelet e arsimimit publik dhe privat si dhe të drejtën për t’u punësuar në vende pune ku rreziku i ekspozimit të të tjerëve ndaj HIV-it është i minimizuar. Ty gjithashtu të takon e drejta e konfidencialitetit për diagnozën tënde.

Nëse ti ke HIV-AIDS, atëherë duhet të jesh i vendosur për ta siguruar përfshirjen tënde në jetën publike. Punëdhënësi, shkolla ose institucionet e tjera shoqërore janë të detyruara që të ta respektojnë të drejtën për të marrë pjesë në shoqëri.

Në rast se të drejtat e tua shkelen nga një institucion për shkak të gjendjes tënde, ti mund t’i njoftosh institucionet relevante që e mbikëqyrin punën e institucioneve të tilla. Për shembull, nëse të diskriminojnë në punë për shkak të gjendjes tënde, ti duhet ta njoftosh inspektoratin e punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila ka për detyrë që ta monitorojë zbatimin e legjislacionit që ndërlidhet me punën dhe mund të lëshojë gjoba për punëdhënësit ose të të kthejë në vendin e punës. Funksion të ngjashëm ka edhe inspektorati i shëndetësisë nëse ty të diskriminon dikush në institucione shëndetësore.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori