Propozimi i nismave të reja ligjore

  • Kush mund të më ndihmojë:
    Gjykata kompetente e procedurës administrative
  • Kush është përgjegjës:
    Parlamenti
  • Gjeje në Ligj:
    Ligji mbi Nismat Legjislative
Tags: ,

Dëshiron të propozosh një ligj të ri, por nuk e ke idenë se si bëhet kjo punë? Duhet të dish se ekziston një Ligj për Nisma Legjislative i cili i përcakton mënyrat se si një qytetar mund të propozojë ligje të reja. Pikë së pari, një person mund të nisë ndryshime legjislative duke lobuar përfaqësuesit e deleguar në institucione politike – anëtarët e parlamentit, qeverinë, presidentin (nëse çështja është në kompetencat e presidentit). Megjithatë, sipas Ligjit për Nismat Legjislative, ti mund ta detyrosh Parlamentin që ta shqyrtojë një ligj duke mbledhur 10,000 nënshkrime përmes një peticioni. Ti ose mund ta detyrosh parlamentin të punojë në një draft që tashmë është përgatitur, ose të propozosh që Kuvendi ta shkruajë një të tillë. Nisma ligjore duhet ta ketë një përfaqësues të sajin zyrtar (qoftë ky një individ ose një organizatë).

Di duhet pikë së pari të njoftosh parlamentin mbi nismën tënde në mënyrë që ajo të regjistrohet zyrtarisht. Më pas ke gjashtë muaj kohë që të mbledhësh nënshkrimet (përfshi këtu emrin dhe mbiemrin, numrin personal dhe vendin e lindjes së nënshkruesve). Lista e nënshkrimeve do të verifikohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor brenda 15 ditësh. Një draft përfundimtar i ligjit më pas i dorëzohet kryetarit të Kuvendit. Kuvendi mund ta refuzojë një nismë ligjore nëse ajo bie ndesh me ndonjë parim bazë të Kushtetutës. Në rast se ligji i përmbush të gjitha kriteret, atëherë ai do të kalojë nëpër të gjitha rregullat procedurale në Kuvend ashtu si të gjitha ligjet e tjera.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori