Privatësia e gjendjes shëndetësore ose trajtimi

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për të drejtat dhe detyrimet e pacientit
  • Kush është përgjegjës:
    Institucioni shëndetësor
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati shëndetësor
Tags: , ,

E ke vizituar një doktor ose je trajtuar për një çështje shëndetësore të cilën dëshiron ta mbash private nga frika e gjykimit nga shoqëria, apo për arsye të tjera? Duhet të dish se ligji e mbron të drejtën tende për privatësi në çështjet shëndetësore. Ligji mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në shëndetësi qartazi thotë se institucionet mjekësore janë të detyruara që ta mbrojnë konfidencialitetin e gjendjes tënde shëndetësore ose trajtimit mjekësor. Ty te takon të zgjedhësh se kë dëshiron ta informosh për gjendjen shëndetësore dhe së kë ke dëshirë ta kesh prezent gjatë intervenimeve. Përveç rasteve emergjente apo kur jetën e ke në rrezik, ti poashtu mund të kërkosh që të trajtohesh pa u parë osë dëgjuar prej askujt tjetër.

Nëse ndjen se të drejtat e tua në privatësi janë shkelur, neni 24 i ligjit për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në shëndetësi thotë se ti ke të drejtë të parashtrosh një ankesë kundër institucionit shëndetësor 60 ditë nga dita kur incidenti ka ndodhur. Institucioni shëndetësor duhet ta hulumtojë ankesën dhe të të informojë me shkrim për gjetjet e tija. Institucioni shëndetësor gjithashtu duhet të ketë rregullat të brendshme për procedura të tilla.

Sipas ligjit për inspektoratin shëndetësor, ky i fundit ka për detyrë që ta monitorojë zbatimin e legjislacionit të ndërlidhur me sektorin shëndetësor, dhe është i detyruar që t’i raportojë shkeljet e ligjit në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila më pas mund të japë gjoba administrative ose të tjera.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori