Kujdes para lindjes dhe pas lindjes

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për shëndetin riprodhues
  • Kush është përgjegjës:
    Institucioni yt mjekësor
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati shëndetësor
Tags: , ,

Je shtatzëne apo sapo ke lindur fëmijë, por nuk e di se çfarë të drejtash të takojnë në sistemin e shëndetit publik? Zakonisht, kur viziton mjediset e shëndetit publik, duhet të bësh atë që njihet si bashkë-pagesë për shërbimet që përdor. Megjithatë, Ligji për shëndetin riprodhues thotë se të gjitha gratë janë të përjashtuara nga bashkë-pagesa në institucione të shëndetit publik për shërbimet vijuese: këshillime gjatë shtatzënisë, shërbime para dhe gjatë lindjes, vizitat pas lindjes dhe përkujdesje ndaj bebes. Përveç kësaj, Neni 31 i ligjit poashtu thotë në mënyrë specifike se shëndeti seksual dhe riprodhues duhet të jetë i nivelit më të lartë për kategori të caktuara shoqërore, përfshi këtu tinejxherët dhe të rinjtë.

Institucioni yt publik shëndetësor është me ligj i detyruar që të ta japë trajtimin më të mirë të mundshëm për çfarëdo shërbimi para ose pas lindjes, dhe ta bëjë këtë falas. Nëse dikush të kërkon para, ti duhet të dish se kjo nuk është legale dhe duhet të lajmërosh autoritetet më të larta në institucionin mjekësor. Ti poashtu ke të drejtë që të parashtrosh një ankesë formale nëse të drejtat e tua për shërbim cilësor ose të lirë shkelen.

Sipas ligjit për inspektoratin shëndetësor, ky i fundit ka për detyrë që të monitorojë zbatimin e gjithë legjislacionit që lidhet me sektorin e shëndetësisë, si dhe është i detyruar që t’i raportojë shkeljet e ligjit te Ministria e Shëndetësisë, e cila më pas mund të lëshojë gjoba administrative ose të tjera.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori