Pensionet për familjet e veteranëve të luftës ose të atyre të dëmtuara nga lufta

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për të drejtat e familjeve të martirëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UCK-së dhe familjeve të viktimave civile të luftës; Ligji për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  • Kush është përgjegjës:
    Departamenti i Administratës Pensionale
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Departamenti i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Tags: ,

Je nga një familje e cila ka pasur viktima civile gjatë luftës, ose ka pasur anëtarë të familjes të cilat ishin pjesë e UCK-së, dhe po e pyet veten se çfarë të drejtash të takojnë me ligj. Ka shumë përfitime të cilat të takojnë në bazë të ligjit për të drejtat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UCK-së dhe familjeve të viktimave civile të luftës. Nëse prindi të ka vdekur gjatë luftës si ushtar apo civil, atëherë ty të takon – mes shumë shërbimeve të tjera sociale – edhe një pension familjar. Familja gjithashtu mund ta trashëgojë pensionin e një invalidi të luftës dhe – sipas Ligjit për Veteranët e UCK-së – mund ta trashëgojë edhe pensionin e veteranit. Pensioni i takon vetëm familjes së menjëhershme. Fëmijët e të rënëve gjithashtu kanë të drejtë ta trashëgojnë pensionin deri në moshën 18 ose 26 vjeçare – varësisht nga momenti kur vendosin të lënë shkollimin dhe universitetin, dhe të bëhen pjesë e tregut të punës.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori