Pension për fëmijët me nevoja të veçanta

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për Përkrahjen Materiale të Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara
  • Kush është përgjegjës:
    Qendra për punë sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  • Kush mund të më ndihmojë:
Tags:

Nëse komisioni nxjerr një vendim negativ, ti ke të drejtën të parashtrosh një ankesë dhe të kërkojë që çështja të adresohet nga një i ashtuquajtur komision i nivelit të dytë. Nëse edhe ky proces dështon, atëherë gjithmonë mund ta adresosh çështjen në gjykatë.

Ti ose familja jote duhet të aplikoni te qendra për punë sociale dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e nevojshme. Aplikimi yt do të vlerësohet nga një komision specialistësh i përbërë nga doktorë dhe punëtorë social. Ligji e detyron komisionin që të nxjerrë një vendim 21 ditë nga dita kur keni aplikuar.

Je i/e mitur dhe ke aftësi të kufizuara, ose e ke një fëmijë të tillë dhe ke vështirësi financiare? Duhet të dish se Ligji për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuar mundëson që ti të marrësh ndihmë financiare, e cila për momentin është caktuar në 100 në muaj. Ligji thotë se fëmijët të cilët mund të përfitojnë prej kësaj ndihme janë ata të cilët e kanë të pamundur që të bëjnë gjëra në mënyrë të pavarur për shkak të aftësive të kufizuara, dhe për këtë arsye kanë nevojë për përkujdesje 24 orëshe. Kjo i përfshin ata që janë krejtësisht të verbër, nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të hanë vetë, nuk mund t’i përmbushin nevojat e veta fiziologjike, etj. Nëse një familje mund të përfitojë prej kësaj ndihme ose jo, këtë do ta vlerësojë një komision specialistësh i cili do ta shqyrtojë gjendjen e fëmijës.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori