Kontestimi i mbikëqyrjes së paligjshme të komunikimit tuaj

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për përgjimin e telekomunikimit
  • Kush është përgjegjës:
    Zyra e prokurorit të shtetit dhe sistemi gjyqësor. Të gjitha kërkesat për përgjim kalojnë përmes zyrës së prokurorit të shtetit dhe më pas i dorëzohen gjyqtarit. Këto dy institucione janë përgjegjëse për të siguruar që ka bazë ligjore për përgjim të komunikimit tuaj elektronik.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Komisionari për Mbikëqyrje të Procesit të Komunikimit Elektronik është një mekanizëm i krijuar brenda strukturës institucionale të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës i cili funksionon si mekanizëm mbikëqyrës për procedurat e përgjimit elektronik. Mekanizmi është përgjegjës për shqyrtim vjetor të legalitetit të përgjimit elektronik dhe raportim pranë Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit lidhur me shkeljet e identifikuara. Megjithatë, konkludimet e tij nuk kanë efekt juridik. Mbështetje e mëtutjeshme ligjore mund të gjendet përmes sistemit gjyqësor apo institucionit të avokatit të popullit në Kosovë.

Të supozojmë që zbuloni që komunikimi juaj elektronik është përgjuar paligjshëm nga institucionet publike pa aprovim të gjykatës. Duhet ditur që Ligji për përgjimin e telekomunikimit parasheh disa procedura dhe mekanizma të kontrollit të brendshëm për të siguruar që drejtat tuaja të mos shkelen. Ligji në mënyrë specifike parasheh që mbrojtja e drejtave të atyre që janë nën mbikëqyrje të bazohet të respektimin e drejtave dhe lirive të njeriut ashtu siç është paraparë në kushtetutë dhe Konventën Evropiane për Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës. Gjithashtu, sipas ligjit, komunikimi juaj elektronik nuk mund të përgjohet përpos nëse jeni nën hetime për ndonjë procedurë penale apo paraqitni rrezik për sigurinë kombëtarë të vendit dhe nëse nuk ka aprovim nga gjykata. Çdo përgjim tjetër jo zyrtarë dhe pa bazë ligjore iu lejon juve të kërkoni hetim dhe të parashtroni padi kundër kryerësve.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori