Të mbrosh veten nga diskriminimi gjinor në shkollë apo vend të punës

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, Ligji për barazinë gjinore
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi juaj apo institucioni arsimor. Ata janë përgjegjës për përmbushjen e dispozitave në parapara me legjislacion dhe për t’u siguruar që nuk ka pengesa diskriminuese në rregullat dhe rregulloret e brendshme si dhe në punën e përditshme. Përndryshe ata mund të ndëshkohen me gjoba prej 300 deri 1350 EUR.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Në rast se ballafaqoheni me diskriminim gjinor, ju mund të kërkoni ndihmë brenda institucionit nëse ka organe përgjegjëse për trajtim të ankesave të punëtorëve apo studentëve. Nëse nuk reagojnë, atëherë mund të parashtroni ankesë në gjykatë. Institucioni i avokatit të popullit gjithashtu mund të shërbejë si adresë e fundit.

Të supozojmë që jeni ballafaquar me diskriminim gjinor në shkollë apo vend të punës. Për shembull, ju jeni diskriminuar në vend të punës si grua për shkak të shtatzënisë apo statusit martesor, apo në shkollë thjeshtë sepse je femër ju konsiderojnë si të “papërshtatshme” për një trajnim të caktuar profesional që jeni duke ndjekur. Duhet ditur që Ligji për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi ofrojnë bazë të mjaftueshme ligjore që ju të ndërmerrni ndonjë veprim dhe të kërkoni llogaridhënie nga ata që iu diskriminojnë. Ligji për barazi gjinore ndalon diskriminimin gjinor në vend të punës (Klauzola 15) gjatë hartimit të kritereve për rekrutim, kushteve të punës, anëtarësim në ndonjë organizatë profesionale etj. Ky ligj gjithashtu ndalon diskriminimin në sigurimin e skemës për mbrojtje sociale në punë (Klauzola 16) si dhe parasheh drejtat për pagë të barabartë për femra dhe meshkuj kur të kryejnë punën me vlerë të njëjtë (Klauzola 17, 1.1.2). Klauzola 20 e Ligjit për barazi gjinore ndalon diskriminim e drejtpërdrejtë apo të tërthortë gjinor në lidhje me shkollimin duke përfshirë pengesat për shkollim në institucione publike apo private apo ofrimin e mundësive për përzgjedhjen e një fushe specifike të studimeve apo trajnime.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori