Kompensimi për viktimat e krimit

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për kompensimin e viktimave të krimit
  • Kush është përgjegjës:
    Komisioni për Kompensim të Viktimave të Krimit i emëruar nga Qeveria e Kosovës është përgjegjës për shqyrtim dhe vendimmarrje për kërkesat për kompensim të dëmit. Kërkesat për kompensim dorëzohen në Ministri të Drejtësisë.
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për të ofruar këshilla të përgjithshme dhe informata se si të plotësohet kërkesa. Në rast se mendoni që Komisioni për Kompensim të Viktimave të Krimit nuk ka marr vendim të duhur, ju mund të parashtroni ankesë pranë gjykatës kompetente apo të adresoni çështjen tek institucioni i avokatit të popullit.

Të supozojmë që jeni viktimë e një krimi. Duhet ditur që sipas Ligjit për Kompensim të Viktimave të Krimit, ekzistojnë dispozita ligjore që iu mundësojnë kompensim për dëmet e shkaktuara. Ju duhet të parashtroni kërkesë për kompensim të tillë brenda gjashtë muajve nga momenti kur iu jeni nënshtruar krimit. Mund të kërkoni kompensim për dëmet në vijim: lëndime të rënda fizike apo dëmtim të shëndetit, dëme të rënda në shëndet mendor, humbje të aftësisë për punë; shpenzime mjekësore dhe të hospitalizimit; shpenzime të varrimit; dëmtim të pajisjeve mjekësore apo shpenzimet procedurale për parashtrim të kërkesës. Për të qenë i kualifikueshëm për kompensim, dëmet duhet të jenë të rënda siç janë lëndime që zgjasin më shumë se gjashtë javë apo pasoja të përhershme apo afatgjata. Ju mund të pranoni kompensim në vlerë prej 1500 EUR deri në 7000 EUR.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori