Pushimi i lehonisë dhe mbrojtja e vendit të punës për nënat e reja

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i punës, neni 49 (“Pushimi i lehonisë”) dhe neni 53 (“Ndalimi i shkëputjës së kontratës”), Udhëzim administrativ nr. 05/2011 për rregullimin dhe përcaktimin e procedurave administrative të pagesës financiare për pushimin e lehonisë
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i Punës, gjykata kompetente, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , ,

Je një grua e re që pret fëmijë, por ke frikë se shtatzënia jote mund të ta eliminojë burimin tënd të të ardhurave dhe të të detyrojë të largohesh nga vendi i punës? Duhet të dish se ka dispozita ligjore të cilat të ofrojnë përfitime të lehonisë dhe të mbrojnë nga pasojat. Pikë së pari, Ligji i Punës thotë se femrat e punësuara kanë të drejtë të marrin deri në 12 muaj pushim të lehonisë i cili mund të nisë 45 ditë para ditës së pritur të lindjes. Gjatë gjashtë muajve të parë të pushimit, ligji e detyron punëdhënësin që të të japë 70% të rrogës së rregullt. Në tre muajt e ardhshëm, Qeveria e Kosovës do të të kompensojë me 50% të asaj që vlerësohet si rrogë mesatare në Kosovë. Ty pastaj të takojnë edhe tre muaj të tjerë të pushimit pa pagesë. Gjatë gjithë kësaj kohe – prej momentit të shtatzënisë, lindjes e deri te periudha e pushimit për shkak të nevojës për t’u kujdesur për fëmijën – punëdhënësit i ndalohet me ligj që të ta anulojë kontratën apo të të transferojë në ndonjë pozitë tjetër.

Nëse të drejtat e tua për pushimin e lehonisë shkelen dhe ti nuk gjen mënyrë për t’i zgjidhur çështjet në bashkëbisedim me punëdhënësin, atëherë mund ta njoftosh Inspektoratin e Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke e parashtruar një ankesë. Inspektorët e punës mund ta inspektojnë vendin tënd të punës duke e ruajtur njëkohësisht privatësinë e ankesës tende dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme, që mund të nënkuptojnë: dhënien e këshillave për punëdhënësin për ta zgjidhur problemin, shqiptimin e gjobave ose ndalimin e punës deri në momentin kur çështjet të jenë zgjidhur. Inspektorati i punës është i detyruar sipas nenit 82 të Ligjit të Punës që të lëshojë një vendim në lidhje me ankesen tënde brenda një afati prej 30 ditësh prej ditës kur ankesa jote është parashtruar, ose të paktën të të informojë se vendimi do të shtyhet. Nëse kjo sërish nuk të ndihmon në gjetjen e zgjidhjes, atëherë çështja mund të çohet në gjykatën kompetente dhe gjithashtu mund t’i drejtohesh Institucionit të Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori