Licencimi i Qendrave Rinore

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, Udhëzimi Administrativ 11/201 “Për licencimin e qendrave rinore”
  • Kush është përgjegjës:
    Drejtorati komunal i rinisë
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Departamenti i rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Tags: ,

Je pjesë e një OJQ-je rinore e cila organizon programe të ndryshme, ka vullnetarë dhe një hapësirë të konsiderueshme. Duhet të dish se, në përputhje me Ligjin për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, ti mund ta licencosh OJQ-në tënde si Qendër Rinore dhe potencialisht të përfitosh mbështetje financiare nga komuna jote. Udhëzimi Administrativ 11/2010 i lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve thotë se çdo organizatë e cila është e orientuar drejt të rinjve dhe është e regjistruar si OJQ mund të aplikojë për t’u licencuar si Qendër Rinore. Çdo komunë është e detyruar me ligj që të ofrojë mbështetje financiare për të paktën një qendër rinor, por mund ta mbështesë më shumë se një nëse dëshiron. Ekzistojnë disa kritere për licencim: organizata duhet të ketë hapësirë prej të aptëk 80m2, një strukturë të mirë organizative dhe një ekip të qëndrueshëm të menaxhuesve, një grup të konsiderueshëm vullnetarësh dhe një plan pune të detajuar. Kriteret janë të sqaruara më në detaj në Udhëzim Administrativ.

Për të aplikuar për licencim si Qendër Rinore, ti duhet të aplikosh në drejtoratin komunal përgjegjës për çështje rinore. Duhet të dorëzosh certifikatën tende të regjistrimit si OJQ; statutin, planin e punës dhe programin vjetor, një raport për aktivitetet e mëparshme, një biografi të personelit menaxhues, si dhe strukturën tende organizative. Drejtorati komunal më pas do ta themelojë një komision i cili do t’i vlerësojë aplikimet dhe do të lëshojë një rekomandim nëse Qendra Rinore duhet të licencohet ose jo. Vendimi më pas merret nga kryetari i Komunës. Periudha e licencimit bazohet në kërkesën e bërë nga organizata dhe nga një vlerësim i kapaciteteve të saja. Qendra Rinore mund të përfitojë fonde nga komuna, por kjo varet nga shpërndarja e buxhetit e cili duhet të shkojë përmes Asamblesë Komunale.

Vendimi i komunës për të licencuar ose jo një Qendër Rinore duhet të bëhet me shkrim ndërsa organizata ka të drejtë të apelojë përmes një procedure administrative. Apeli mund t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të monitoruar zbatimin e legjislacionit të ndërlidhur me rininë (Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) ose në përgjithësi me punën e komunave (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal).

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori