Të punosh si praktikant

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i punës
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi yt
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i Punës, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , ,

Je duke punuar si praktikant por nuk je i sigurt se çfarë të drejtash të takojnë me ligj? Ligji i punës thotë se punëdhënësi i ka vetëm dy detyrime ndaj praktikantëve, përveç atyre të drejtave të përgjithshme që ndërlidhen me diskriminimin ose trajtimin në vend të punës. E drejta e parë është se punëdhënësi është i detyruar të ofrojë mbrojtje dhe siguri në punë ashtu siç parashihet në Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. E dyta është se punëdhënësi yt nuk mund të ta zgjasë periudhën e praktikës për më shumë se një vit (nëse je duke studiuar në një universitet, ose e ke përfunduar një të tillë) ose gjashtë muaj (nëse ke përfunduar vetëm shkollën e mesme). Punëdhënësit i lejohet mos të të paguajë për punën të cilën je duke e bërë si praktikat. Nëse prej teje kërkohet që të mbetesh praktikant për një periudhë më të gjatë se ajo që e lejon ligji, ose nëse kërkohet prej teje që të kryesh punë gjatë të cilave të rrezikohet siguria, atëherë mund të kesh bazë për të parashtruar ankesë te Inspektorati i Punës.

Nëse ke ndonjë shqetësim në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë në punë, ose nëse ndjen se të drejtat e tua bazike nuk po respektohen, atëherë mund ta parashtrosh një ankesë të Inspektorati i Punës. Ky i fundit është i detyruar sipas nenit 82 të Ligjit të punës që ta lëshojë një vendim në lidhje me ankesën tënde brenda një periudhe prej 30 ditësh që nga dita kur është parashtruar ankesa ose të paktën të të tregojë se vendimi është shtyrë. Adresë tjetër për parashtrimin e ankesës është edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori