Integrimi i personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, 03/L-019
  • Kush është përgjegjës:
    Qendrat për punë sociale, Zyrat e punësimit
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Tags: ,

Je një i/e re me aftësi të kufizuara, por do të doje që të përfitoje shkathtësi në mënyrë që të bëhesh më aktive në shoqëri dhe në ekonomi. Duhet të dish që korniza ligjore në Kosovë i mbështetë përpjekjet e tua në këtë drejtim. Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara thotë se personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë që të përfitojnë trajnime dhe shtysa financiare për punësim. Ligji thotë se për të përfituar prej skemave të tilla, ti duhet të verifikohesh si person me aftësi të kufizuara nga Ministria e punës dhe mirëqenies sociale. Pasi që të jesh verifikuar, ty të takojnë shërbimet vijuese: informimi, këshillimi profesional, këshillat për mundësitë në tregun e punës, trajnimet aftësuese dhe rikualifikimi deri në punësim, shtysat financiare, etj. Ligji thotë se ti mund të marrësh ndihmë të specializuar tek qendrat për aftësime profesionale në Kosovë. Ai po ashtu thotë se, nëse je duke marrë pension si person me aftësi të kufizuara, pensioni mund të të transformohet si pagesë për marrjen e një asistenti personal në vend të punës. Punëdhënësit gjithashtu mund të përfitojnë financiarisht nëse të punësojnë ty, si për shembull ulje tatimore dhe doganore, apo pagesa të drejtpërdrejta/subvencione për punësimin tënd, etj.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori