Kontributet individuale pensionale

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për fondet pensionale në Kosovë Ligji Nr. 05/L-116 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115 dhe Ligjin Nr. 04/L-168
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi yt, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës
  • Kush mund të më ndihmojë:
Tags: ,

Ti mund të jesh i ri dhe akoma në vitet e para të punësimit, por kurrë nuk është herët për të menduar për kursimet e tua dhe për t’u siguruar se e ke një llogari pensionale. Duhet të dish se, sipas Ligjit për fondet pensionale në Kosovë, ty të takojnë deri në tre lloje të pensioneve, ndërsa për njërin prej tyre ti duhet të kontribuosh individualisht. Përveç pensionit që ia jep shteti çdo qytetari që është më i vjetër se 65 vjet, shtylla e dytë e pensionit është një llogari e jotja individuale e cila duhet të krijohet në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Nëse ti je duke punuar, punëdhënësi yt është i detyruar që të paguajë kontribute pensionale për ty. Punëdhënësi duhet të kontribuojë me 5% të rrogës tënde mujore, ndërsa ti personalisht duhet të kontribuosh me 5%. Nëse dëshiron, ti mund t’i derdhësh edhe 10% të tjera në fondin pensional, duke kontribuar kështu 15% të rrogës tënde. Kursimet e tua pensionale shkojnë drejt një llogarie individuale e cila më pas menaxhohet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Paratë investohen për t’u siguruar që ti do të marrësh një kthim dhe që shuma do të rritet. Ti do të mund të tërheqësh para prej këtij fondi kur të jesh 65 vjeç/e.

Diskuto me punëdhënësin tënd për t’u siguruar se ai/ajo po i paguan kontributet pensionale. Kontrollo edhe me Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës nëse të duhet çfarëdo lloj ndihme.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori