Të kesh trajtim primar mjekësor në komunitetin tënd

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për Shëndetin, Kodi i të Drejtave të Pacientëve (UA15/2013)
  • Kush është përgjegjës:
    Komuna jote dhe Ministria e Shëndetësisë
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Anëtarët e asamblesë komunale, deputetët e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile, mediat
Tags: , ,

Dëshiron ta vizitosh një doktor për t’u kontrolluar për një çështje shëndetësore, por nuk ka ndonjë qendër mjekësore (familjare) askund afër komunitetit tënd. Për shkak të kësaj, ti dhe banorët e tjerë të lagjes/fshatit duhet të udhëtoni kilometra të gjata drejt qytezave dhe fshatrave të tjera dhe të harxhoni kështu edhe shumë para. Nëse nuk i ke kushtet e mira financiare, ti mund të kapërcesh vizitat dhe kështu të lejosh që gjendja jote të përkeqësohet. Duhet të dish se sipas ligjit ty të takon që të kesh qasje të barabartë në shërbime shëndetësore primare dhe të kesh trajtim në kohë të duhur. Ligji i shëndetësisë thotë se një prej parimeve bazë të shërbimeve shëndetësore në Kosovë është që të sigurohet barazia e shërbimeve dhe që paratë publike të shpenzohen për shëndetësi në mënyrë të barabartë, ndërkohë që merren parasysh dallimet socio-ekonomike. Ligji gjithashtu thotë se parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve është prioritet.

Nuk ekziston ndonjë mënyrë formale për të aplikuar apo për t’u siguruar se një qendër e themeluar në komunitetin tënd. Ti dhe anëtarët e komunitetit tënd duhet të organizoheni vetë dhe të parashtroni një kërkesë pranë autoriteteve komunale, ku do te konstatoni mungesën e shërbimeve. Komuna është aktori primar përgjegjës në sferën e shëndetit primar publik. Sidoqoftë, Ligji për shëndetësinë gjithashtu thotë se Ministria e Shëndetësisë është poashtu përgjegjëse “për të menaxhuar dhe zhvilluar infrastrukturën e ndërlidhur me shërbimet shëndetësore”, kështu që provoni të kontaktoni edhe me Ministrinë.

Aktorë të ndryshëm mund ta ndikojnë agjendën publik dhe prioritetet investuese të komunës tënde. Përpiqu të gjesh aktorët më të përshtatshëm për ta ndjekur kauzën tënde, qofshin këta anëtarët e asamblesë komunale, anëtarët e parlamentit, organizatat e shoqërisë civile, etj.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori