Martesa

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për familjen
  • Kush është përgjegjës:
    Zyra për regjistrim civil e komunës
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Kuvendi komunal, gjykata kompetente.
Tags: ,

E ke gjetur partnerin e jetës dhe dëshiron të martohesh, por nuk e ke idenë se si shkojnë procedurat. Duhet t; dish se korniza ligjore është shumë e detajuar kur vjen puna te të drejtat martesore. Këto të drejta janë të shkruara në Ligjin për familjen. Pikë së pari, duhet të jesh mbi moshën 18 vjet në mënyrë që të mund të martohesh. Ti ke të drejtë të martohesh me këdo që ke dëshirë dhe që zgjedh, pa marrë parasysh se çfarë mund të mendojë familja jote, por ka edhe përjashtime. Nuk mund të martohesh me persona të mitur, ndonëse në disa rrethana gjykata mund të lejojë persona mbi moshën 16 vjeç që të martohen nëse vjen në përfundim se ai/ajo ka arritur një nivel të pjekurisë fizike dhe psikologjike. Gjykata duhet ta marrë një mendim nga prindërit e të miturit/miturës si dhe nga qendra për punë sociale. Poashtu, ti nuk mund të martohesh me njerëz me të cilët je ngushtë i lidhur me gjak. Përveç kësaj, nuk mund të martohesh me asnjë person i cili tashmë është i martuar, qoftë në Kosovë ose në ndonjë shtet tjetër.

Duhet të dorëzosh një kërkesë për martesë në komunën tënde dhe të sjellësh një varg dokumentesh për ty dhe partnerin tënd (certifikatë e lindjes, letërnjoftim, certifikatë të statusit martesor, dy dëshmitarë me letërnjoftime). Zyra e regjistrimit civil vendosë për datën e martesës në marrëveshje me aplikuesit.

Komuna jote mund të vijë në përfundim se ekziston ndonjë arsye për të mos e lejuar martesën tënde. Në këtë rast, ti mund të kërkosh nga zyra e regjistrimit civil që të ta hapë një arsye me shkrim për këtë vendim. Më pas ti mund të parashtrosh një ankesë për një periudhë prej tetë ditësh prej momentit kur të është lëshuar vendimi me shkrim. Gjithashtu, ti mund të ngresh rast edhe në ndonjë gjykatë kompetente.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori