Pushimi apo suspendimi nga puna

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i punës (Nenet 71 dhe 72)
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi yt
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Gjykata kompetente, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: ,

Shefi të ka larguar nga puna pa paralajmërim dhe ti papritmas e gjen vetën pa punë dhe pa të ardhura? Duhet të dish se Ligji i punës të ofron disa masa mbrojtëse nga akte të tilla arbitrare. Para se punëdhënësi të mund të ta anulojë kontratën, ai është i detyruar me ligj që të ta dërgojë një paralajmërim (një letër me shkrim) ku sqarohen të gjitha pakënaqësitë e tij/saja me cilësinë e punës tënde dhe ku sqarohen qartë të gjitha gjërat që duhen përmirësuar. Ty mund të të largojnë nga puna vetëm nëse nuk arrin t’i përmirësosh gabimet e përmendura në këtë letër. Në rast se përmirësimet nuk ndodhin, punëdhënësi është i detyruar me ligj që të ta dërgojë një njoftim për përfundimin e kontratës së paku 30 ditë para ditës së fundit të kontratës (nëse ke punuar në këtë vend punë mes gjashtë muajsh dhe dy vitesh) ose 45 ditë para ditës së fundit të kontratës (nëse ke punuar në këtë vend punë për më shumë se dy vite. Punëdhënësi gjithashtu mund të të suspendojë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Gjithashtu duhet të dish se gjatë kësaj periudhe ai/ajo është e detyruar që të të paguajë 50% të rrogës tënde. Pas gjashtë muajsh, punëdhënësi ose duhet të të kthejë në vendin e punës ose të ta përmbyllë kontratën. Çfarëdo shkeljeje e kësaj të drejte mbi anulimin e kontratës ose suspendimin mund të rezultojë me gjoba dhe kompensim të paguar nga punëdhënësi.

Nëse mendon se të drejtat e tua janë shkelur, pikë së pari duhet t’i adresosh shqetësimet me punëdhënësin tënd. Nëse punëdhënësi yt e ka ndonjë mekanizëm përgjegjës për adresimin e shqetësimeve të tilla (psh. një zyrë të burimeve njerëzore), atëherë sipas nenit 78 ky mekanizëm është përgjegjës që të marrë një vendim për ankesën tënde brenda 15 ditëve të punës.

Nëse akoma je i pakënaqur me mënyrën se si punëdhënësi e ka trajtuar ankesën tënde dhe mendon se të drejtat e tua janë shkelur, ose nëse nuk merr përgjigje nga punëdhënësi yt brenda një periudhë prej 15 ditësh, Ligji i punës thotë se ti mund ta nisësh një proces kontestues në një gjykatë kompetente. Këtë mund ta bësh brenda 30 ditësh nga dita kur punëdhënësi e ka marrë vendimin për ankesën tënde ose nëse periudha e shqyrtimit të ankesës ka përfunduar pa marrë përgjigje.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori