Divorci

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për familjen
  • Kush është përgjegjës:
    Qendra për punë sociale, gjykata kompetente e shkallës së parë
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Gjykata kompetente e shkallës së dytë, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags:

Fatkeqësisht, martesat jo gjithmonë funksionojnë ashtu siç ti do të dëshiroje që ato funksionojnë. Ti mund ta gjesh veten në një situatë ku ti dhe bashkëshorti/ja yt/e jeni të dy të palumtur dhe dëshironi të ndaheni, apo në një rrethanë ku njëri prej jush ndihet se të drejtat e tija/saja po shkelen. Korniza ligjore në Kosovë, përmes Ligjit për familje, mundëson që të bëhen ndarje të pranueshme nga të dyja palët apo edhe ndarje unilaterale. Kjo e fundit është e mundur vetëm nëse ekzistojnë arsye të qëndrueshme ligjore për divorc. Ligji për familje thotë se arsyet e tilla mund të përfshijnë: bashkëjetesën e padurueshme, tradhtinë, përpjekjet për vrasje, maltretimin serioz, injorimin e pa arsyetueshëm, sëmundjet mendore të pashërueshme, largimin e një partneri për një periudhë më të gjatë se një vit, etj.

: Kërkesat për divorc duhet t’i adresohen gjykatës së shkallës së parë. Nëse njëra palë e konteston divorcin, gjykata mund të jap urdhër për implementimin e masave të ripajtimit të cilat mund të zgjasin jo më shumë se tre muaj dhe zhvillohen nën mbikëqyrjen e qendrës për punë sociale, e cila brenda tre muajsh duhet t’ia dorëzojë gjykatës një raport me shkrim. Nëse procesi nuk ka sukses, atëherë gjykata mund të nisë procedurat, përfshi këtu edhe hulumtimin e çështjes. Një vendim përfundimtar nga ana e gjykatës vijohet nga ndarja e pronës së përbashkët.

Njëri nga partnerët mund të mendojë se në vendimin e gjykatës së shkallës së parë i është bërë padrejtësi, qoftë në (mos)dhënien e të drejtës për divorc, apo në ndarjen e pasurisë. Në rrethana të tilla, vendimi mund të apelohet te një gjykatë e shkallës së dytë. Nëse akoma ndihesh i/e pakënaqur me vendimin, ose nëse sistemi juridik e ka favorizuar njërin apo tjetrin bashkëshort, atëherë çështja mund të adresohet edhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori