Liria për të organizuar sindikata dhe greva

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i punës, Ligji për grevat
  • Kush është përgjegjës:
    Sindikata jote dhe punëdhënësi yt
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i punës, gjykata kompetente, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , ,

Ndjen se të drejtat dhe interesat e tua si punëtor do të promovoheshin më mirë nëse do t’u bashkëngjiteshe të tjerëve në sindikata ose, në rrethana më ekstreme, nëse do ta organizoje një grevë? Ligji i punës ta garanton ty të drejtën dhe lirinë e tubimit dhe të mbron nga ndëshkimet ose ndërhyrjet e kujtdo, kjo me kusht që sindikata jote është e regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nëse nuk punon për ndonjë shërbim publik esencial apo të sigurisë (Polici, FSK, Zjarrëfikës, ose Shërbim spitalor emergjent, etj), Ligji mbi Grevat gjithashtu të lejon që të organizosh greva për çështjet e ndërlidhura me të drejtat e tua në punë. Disa kushte duhet të përmbushen në mënyrë që një grevë të jetë legale: sindikata jote duhet të jetë e regjistruar, greva duhet të organizohet nga gjysma e punëtorëve të një organizate, veprimet e saja nuk duhet ta shkelin ndonjë ligj, etj.

Punëdhënësi yt është me ligj i detyruar që të lejojë organizimin e sindikatave dhe të angazhohet në dialog me punëtorët për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e diskutueshme, potencialisht përmes një kontrate kolektive.

Nëse punëdhënësi yt nuk të ka lejuar që të organizosh sindikatë ose të bësh grevë brenda kornizave të Ligjit të punës dhe Ligjit mbi grevat, atëherë mund ta njoftosh Inspektoratin e punës. Ky i fundit duhet t’i përgjigjet kërkesës suaj brenda 30 ditësh dhe mund ta gjobisë punëdhënësin në rast se ai konsiderohet të jetë fajtor për shkeljen e të drejtave të punëtorëve. Nëse veprimet e Inspektoratit të punës nuk janë efektive, ti mund ta sfidosh punëdhënësin edhe duke e ngritur një rat në gjykatën kompetente, ose duke e drejtuar çështjen tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori