Liria e tubimeve publike

  • Gjeje në Ligj:
    Kushtetuta e Kosovës (neni 43), Ligji mbi tubimet publike
  • Kush është përgjegjës:
    Policia e Kosoves
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati Policor
Tags:

Ti dhe një grup njerëzish jeni të pasionuar pas ndonjë çështjeje dhe dëshironi të hidheni në veprim duke e organizuar një protestë të qetë, por nuk jeni të sigurt nëse këtë gjë ua lejon ligji? Liria e tubimit publik është një e drejtë të cilën e garanton Kushtetuta. Sipas saj, çdo person ka të drejtë të organizojë apo të marrë pjesë në tubime, protesta apo demonstrata. Ligji mbi Tubimet Publike thotë se policia dhe institucionet e sigurisë duhet të krijojnë kushte të sigurta për organizatorët/pjesëmarrësit e protestave dhe të garantojnë liri të shprehjes. Megjithatë, këto të drejta mund të kufizohen në ato raste kur kërcënohet rendi publik, shëndeti, siguria kombëtare ose të drejtat e të tjerëve. Tubimet publike gjithashtu nuk mund të mbahen brenda hapësirave të institucioneve publike.

Ligji mbi Tubimet Publike thotë se organizatorët e tubimeve publike ose të një proteste duhet ta njoftojnë policinë të paktën 72 orë para tubimit dhe duhet të marrin një konfirmim ose refuzim të së drejtës për të organizuar tubim. Organizatorët duhet të dorëzojnë të gjitha informatat relevante në lidhje me protestën (oraret, emrat e organizatorëve, numrin e pritur të pjesëmarrësve, etj). Tubimet urgjente gjithashtu mund të organizohen edhe pa njoftimin brenda 72 orëve, por në këtë rast policia duhet të informohet të paktën tre orë para mbajtjes së tubimit.

Çfarëdo shkeljeje e të drejtës për tubim – përfshi këtu edhe mohimin e lejeve për të mbajtur protestë ose dhunën kundër protestuesve – mund t’i adresohen Inspektoratit të Policisë.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori