E drejta për të votuar

  • Gjeje në Ligj:
    Kushtetuta e Kosovës, Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë
  • Kush është përgjegjës:
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Gjykata kompetente e shkallës së parë
Tags: , ,

Dëshiron që zëri yt të dëgjohet duke i zgjedhur përfaqësuesit e tu të preferuar në institucionet publike, por nuk je i sigurt nëse je i përfshirë në listën e votuesve? Kushtetuta e Kosovës thotë se ti mund të votosh nëse e ke arritur moshën 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve. Ke të drejtë të votosh nëse ke shtetësi të Kosovës dhe je pjesë e regjistrit civil prej të cilit prodhohet lista e votuesve. Pra, nëse je 18 vjet në ditën e zgjedhjeve, ti duhet të kesh mundësinë të shkosh në qendër të votimit dhe të votosh.

Kur data e zgjedhjeve caktohet nga Presidenti i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e boton listën e votuesve, e cila nxirret nga regjistri cili i Kosovës. Thënë shkurt, çdo qytetar i Kosovës i cili ka arritur moshën 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve duhet të bëhet pjesë e listës së votuesve. Megjithatë, ndodh që mund të bëhen gabime dhe ti duhet të kërkosh nëse emri yt është në listë, qoftë duke kontrolluar online në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, qoftë duke i vizituar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore. Nëse e gjen emrin tënd në listën zgjedhore, atëherë duhet të jesh i sigurt se mund të votosh në ditën e zgjedhjeve.

: Nëse je person me të drejtë vote por nuk e gjen emrin tënd në listën e votuesve, ti mund t’ia drejtosh një kërkesë gjykatës së shkallës së parë. Gjykata do ta shqyrtojë këtë kërkese dhe do të dalë me një vendim brenda pesë ditësh. Gjykata ka fuqi që ta udhëzojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ta vendosë emrin në listën zgjedhore.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori