Diskriminimi në vend të punës

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i punës (neni 5), Ligji për mbrojtje nga diskriminimit
  • Kush është përgjegjës:
    Punëdhënësi yt
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati i Punës, Gjykata, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: , ,

Shefi yt të ka suspenduar apo të ka larguar nga puna për shkak të identitetit tënd? Ai/ajo të ka fyer për shkak të moshës, gjinisë, përkatësisë etnike, orientimit seksual, etj? Ligji qëndron fort në anën tënde kur vjen puna të diskriminimi në vend të punës dhe të krijon mundësi që ta bësh punëdhënësin përgjegjës për aktet e tija/saja. Diskriminimi jo vetëm që është i ndaluar me Kushtetutë dhe nga Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, por edhe Ligji i punës e ndalon diskriminimin në çdo fazë të procesit të punësimit – qoftë gjatë rekrutimit, trajnimit, promovimit të punësimit, krijimit të kushteve kontraktuale, masave disiplinore, anulimit të kontratës. Nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar aktet e diskriminimit, atëherë punëdhënësi yt mund të detyrohet që t’i paguajë shtetit dëmshpërblim, të të paguajë ty kompensim apo të ta plotësojë ty të drejtën e mohuar (për shembull, nëse je hequr nga puna për shkak të diskriminimit, mund të kthehesh në vend të punës).

Nëse mendon se ke qenë viktimë e diskriminimit në punë, duhet ta adresosh këtë çështje pikë se pari me punëdhënësin tënd. Nëse vendi yt i punës ka mekanizëm që është përgjegjës për adresimin e ankesave të tilla (psh. një zyrë të burimeve njerëzore), atëherë ata janë të detyruar sipas nenit 78 të Ligjit të punës që të marrin një vendim për ankesën tënde brenda 15 ditësh.

Nëse të drejtat e tua të punës shkelen dhe ti nuk gjen mënyrë për t’i zgjidhur çështjet në bashkëbisedim me punëdhënësin, atëherë mund ta njoftosh Inspektoratin e Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke e parashtruar një ankesë. Inspektorët e punës mund ta inspektojnë vendin tënd të punës duke e ruajtur njëkohësisht privatësinë e ankesës tënde dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme, që mund të nënkuptojnë: dhënien e këshillave për punëdhënësin për ta zgjidhur problemin, shqiptimin e gjobave ose ndalimin e punës deri në momentin kur çështjet të jenë zgjidhur. Inspektorati i punës është i detyruar sipas nenit 82 të Ligjit të punës që të lëshojë një vendim në lidhje me apelin tënd brenda një afati prej 30 ditësh prej ditës kur ankesa jote është parashtruar, ose të paktën të të informojë se vendimi do të shtyhet. Nëse kjo sërish nuk të ndihmon në gjetjen e zgjidhjes, atëherë çështja mund të çohet në gjykatën kompetente.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori