Diskriminimi në institucione shëndetësore

  • Gjeje në Ligj:
    Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, Ligji për shëndetësi, Karta e të drejtave të pacientëve (UA 15/2013)
  • Kush është përgjegjës:
    Institucionet shëndetësore
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati shëndetësor, gjykata kompetente, Institucioni i Avokatit të Popullit
Tags: ,

Ti ke vizituar një institucion shëndetësor por të është mohuar trajtimi, apo je keqtrajtuar për shkak të identitetit tënd social? Korniza ligjore në Kosovë sidomos Kushtetuta dhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi të ofrojnë mbrojtje të fuqishme nga diskriminimi në të gjitha sferat e jetës. Sidoqoftë, Ligji për shëndetësi gjithashtu thotë në mënyrë specifike se shërbimet shëndetësore duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe e ndalon diskriminimin në bazë të: gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, preferencave politike, statusit social, orientimit seksual, nivelit të aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar, ose moshës.

Ofruesi i shërbimeve shëndetësore është i detyruar me ligj që të ofrojë trajtim pa diskriminim. Nëse ndjen se je diskriminuar nga ndonjë punëtor mjekësor, ti mund ta adresosh çështjen te cilido mbikëqyrës në hierarkinë e këtij institucioni. Përveç kësaj, neni 24 i ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor thotë se ti ke të drejtë të parashtrosh ankesë kundër institucionit shëndetësor brenda 60 ditësh nga ditë kur ka ndodhur incidenti. Institucioni shëndetësor duhet ta hetoj ankesën dhe të të informojë me shkrim për gjetjet e tija. Ai duhet të ketë rregulla operacionale për procedura të tilla.

Sipas ligjit për inspektoratin shëndetësor, ky i fundit ka për detyrë që ta monitorojë zbatimin e legjislacionit të ndërlidhur me sektorin shëndetësor, dhe është i detyruar që t’i raportojë shkeljet në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila më pas mund të lëshojë gjoba përkatëse ose të tjera. Nëse nuk je i kënaqur me reagimin e inspektoratit të shëndetësisë, atëherë gjithmonë mund t’i adresosh çështjet tek një gjykatë kompetente – sidomos nëse të është mohuar trajtimi dhe je dënuar si rezultat i kësaj. Ti gjithashtu mund t’i drejtohesh Institucionit të Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori