Diskriminimi apo keqtrajtimi në shkollë

  • Gjeje në Ligj:
    Dispozita të veçanta kundër diskriminimit dhe keqtrajtimit në shkolla ndodhen në Ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në Ligjin mbi arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. Megjithatë, këto çështje gjithashtu adresohen edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe në ligje të tjera gjithëpërfshirëse si Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi.
  • Kush është përgjegjës:
    Shkolla jote
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Shkollat janë të detyruara që t’i mbrojnë të drejtat e nxënësve si dhe të krijojnë mekanizma përmes të cilave mund të adresohen ankesat.
Tags: ,

Ligjet e Kosovës të mbrojnë nga diskriminimi mbi çfarëdo baze në shkollë, qoftë gjatë përpjekjeve për t’u regjistruar apo gjatë shkollimit. Një varg ligjesh, përfshi edhe kushtetutën, qartazi thonë se asnjë personi nuk mund t’i mohohet e drejta për t’u arsimuar, dhe se nuk mund të ketë kurrfarë diskriminimi në qasje apo avancim, duke potencuar sidomos diskriminimin të bazuar në: gjini, racë, orientim seksual, aftësi të kufizuara, racë, fe, mendime politike, kombësi, etni, identitet shoqëror, etj. Ligji gjithashtu i detyron punëtorët e arsimit që t’i ndërmarrin të gjitha masat për t’u siguruar se nxënësit nuk lëndohen apo nuk iu ekspozohen fjalëve ose veprimeve fyese, dhe e ndalon çfarëdo lloj dhune fizike ose forme tjetër të masave abuzive ndëshkuese.

Shkollat janë të detyruara që t’i mbrojnë të drejtat e nxënësve si dhe të krijojnë mekanizma përmes të cilave mund të adresohen ankesat.

Ankesat për shkeljen e te drejtave në shkolla fillimisht i adresohen nivelit komunal, por niveli i dytë i ankesës (nëse ka nevojë) është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Ankesat në lidhje me diskriminimin gjithashtu mund të procedohen përmes Institucionit të Avokatit të Popullit.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori