Pensionet për personat me aftësi te kufizuara

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji Nr. 04/L-131 Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti te shikohet UA Udhëzimi Administrativ 09/2003 (“Mbi procedurat e paraqitjes së një kërkese për pension për personat me aftësi të kufizuar.”)
  • Kush është përgjegjës:
    Departamenti i Administratës Pensionale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Komisioni i Apelit tek Departamenti i Administratës Pensionale, Gjykata kompetente
Tags: , ,

Je më i vjetër se 18 vjeç dhe ke ndonjë paaftësi të përjetshme e cila të pamundëson që të punosh? Duhet të dish se Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtet të garanton të drejtën për një pension. Për një pension të tillë duhet të aplikosh në Departamentin e Administratës Pensionale, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku një komision mjekësor do të vërtetojë gjendjen tënde fizike. Ty nuk do të të takojë një pension i aftësisë së kufizuar në rast se je përfitues i ndonjë skeme tjetër të ndihmës sociale.

Ju duhet të aplikoni për pensionin e aftësisë së kufizuar në Departamentin e Administratës Pensionale në komunën/regjionin tuaj. Siguro informatat se ku gjindet zyra përkatëse. Nga ju kërkohet të parashtroni një varg dokumentesh me të cilat vërtetohet identiteti juaj personal dhe gjendja mjekësorë. Gjendja e juaj mjekësorë do të verifikohet nga komisioni mjekësor.

Nëse ju ndiheni se nuk keni pranuar një vlerësim të drejtë të gjendjes suaj dhe u është refuzuar pensioni i aftësisë së kufizuar ju mund te ankoheni në komisionin për ankesa në kuadër të Departamentit të Administratës Pensionale. Ankesa duhet të parashtrohet  brenda 14 ditëve nga dita kur ju keni pranuar vendimin fillestar nga Departamenti i Administratës Pensionale. Nëse nuk pranoni përgjigje nga ky departament ju keni mundësi ta adresoni çështjen në gjykatën kompetente.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori