Rryshfeti dhe referimet nga institucionet publike në ato private

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për shëndetësi, Ligji mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor, Kodi Penal i Republikës së Kosovës
  • Kush është përgjegjës:
    Ti dhe institucioni shëndetësor
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Inspektorati shëndetësor, prokuroria e shtetit, policia e Kosovës
Tags: ,

Po kërkon trajtim mjekësor në një institucion publik, por punëtori shëndetësor po të kërkon ryshfet për t’i kryer shërbimet të cilat të takojnë, ose ai/ajo po të referon tek një klinikë private në një kohë kur këto shërbime mund të kryhen në një institucion publik. Duhet të dish se ligji të mbron nga praktika të tilla korruptive dhe mund t’i dënojë profesionistët mjekësor nëse kryejnë akte të tilla. Ligji për shëndetësi qartë thotë se dhënia e shpërblimeve financiare për profesionistët mjekësorë është e ndaluar në mënyrë strikte. Sa i përket referimeve tek institucionet e tjera mjekësore, ligji për shëndetësi dhe Ligji mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor thonë se një institucion mjekësor mund ta bëjë një gjë të tillë vetëm nëse ky institucion nuk ka mundësi për ta ofruar shërbimin ose ka arsye të argumentuara mjekësore. Në anën tjetër, referimet tek institucionet private pa justifikim mjekësor janë të ndaluara në mënyrë strikte.

Institucionet publike shëndetësore duhet të kenë statute dhe kode të etikës të cilat e rregullojnë sjelljen joetike dhe zhvillojnë mekanizma për adresimin e tyre brenda institucionit. Në fund të fundit është përgjegjësia jote që t’i njoftosh mbikëqyrësit ose menaxherët për sjelljet joetike të profesionistëve mjekësor.

Sipas ligjit për inspektoratin shëndetësor, ky i fundit ka për detyrë që ta monitorojë zbatimin e të gjitha ligjeve të ndërlidhura me sektorin shëndetësor, si dhe është i detyruar që t’i raportojë shkeljet në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila më pas mund të japë gjoba administrative ose të tjera. Ti gjithashtu mund të njoftosh zyrtarët e policisë nëse dikush të kërkon ryshfet sepse akte të tilla janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori