Mbështetje financiare pas martesës

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji i familjes
  • Kush është përgjegjës:
    Bashkëshortët, gjykata kompetente
  • Kush mund të më ndihmojë:
Tags: ,

Po mendon që t’i japësh fund martesës, ose tashmë e ke bërë këtë gjë, por ke frikë se si kjo gjë mund të ndikojë në gjendjen tënde financiare, meqë ti nuk punon dhe nuk ke burim të të ardhurave. Ligji për familjen ofron shumë detaje specifike për të drejtat e çifteve në rast të divorcit dhe mbështetjes financiare pas martesës. Ky ligj thotë se bashkëshorti i cili nuk ka mjaftueshëm para, i cili nuk ka mundësi të punojë, ka të drejtë të marrë mbështetje financiare mujore prej bashkëshortit tjetër, varësisht nga mundësitë financiare të këtij/kësaj të fundit. Në një proces gjyqësor, gjykata mund ta refuzojë kërkesën për mbështetje të tillë, të bërë nga një bashkëshort i cili vlerësohet si manipulues, apo i cili e ka lënë bashkëshirtin/ën tjetër për arsye jo legjitime. Mbështetja financiare mund të kërkohet sidomos në ato raste kur njëri prind merr përsipër kujdesin për fëmijën e përbashkët dhe për këtë arsye e ka të pamundur që të punojë. Të dyja palët mund të pajtohen për kushtet e marrëveshjes financiare në gjykatë.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori