Të avokosh për interesa rinore

  • Gjeje në Ligj:
    Ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, Udhëzimi Administrativ 9/2010 (“Përgjegjësitë dhe procedurat për themelimin dhe funksionimin e këshillave për veprim rinor në Kosovë”)
  • Kush është përgjegjës:
    Komunat, Drejtorati i rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Tags: ,

Je i përfshirë në një organizatë rinore, por ke dilemë se si mund t’i kanalizosh pikëpamjet dhe interesat e tua në një mënyrë më të koordinuar në raport me institucionet qeveritare? Ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë parasheh se kanali institucional përmes të cilit mund të adresohen interesat e të rinjve, në formën e organizatave ombrellë për avokim, janë këshillat për veprim rinor. Mund të organizohen këshilla për veprim rinor në çdo komunë si dhe një këshill për veprim rinor në nivel qendror. Që të dyja duhet të sigurojnë përfaqësim të barabartë për organizatat rinor. Udhëzimi Administrativ për këshillat për veprim rinor i përshkruan mandatet e tyre si përgjegjëse për të adresuar shqetësimet e rinisë në komunikim me publikon ose me institucione private; të japin opinione dhe këshilla për veprimet e ndërlidhura me rininë; të propozojnë dokumente ligjore; të marrin pjesë në vendimmarrje; të organizatojnë një konferencë vjetore rinore; të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në vendimet për ndarjen e buxhetit për të rinjtë.

Varësisht nga ajo nëse këshillat për veprim rinor janë komunal apo kombëtar, ato duhet të pranohen nga komuna ose nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si përfaqësuese zyrtare. Nëse nuk ka këshill për veprim rinor në komunën tënde, atëherë ti mund ta mbledhësh një grup organizatash që ta themelosh një të tillë. Këshillat për veprim rinor pranojnë fonde të kufizuara për takimin e asambleve, kostot administrative dhe kostot e tjera të aktiviteteve.

Nëse komuna jote nuk e pranon këshillin për veprim lokal ose nuk i jep mbështetje adekuate, atëherë ti mund t’ia adresosh shqetësimet e tua Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ose Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori