Të shtosh lëndë zgjedhore në plan program

  • Gjeje në Ligj:
    Udhëzimi Administrativ 32/2013 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, “Organizimi i kurrikulës me zgjedhje në të gjitha nivelet e arsimit Parauniversitar”
  • Kush është përgjegjës:
    Ti, prindërit e tu dhe shkolla jote
  • Kush mund të më ndihmojë:
    Prindërit e tu, Drejtoria Komunale e Arsimit, MASHT

Ke interes të veçantë për një lëndë të caktuar, por shkolla jote nuk e ofron atë si lëndë të veçantë apo si modul, dhe ajo nuk është pjesë e plan programit. Si nxënës, ti ke të drejtë që të propozosh dhe të zgjedhësh lëndë zgjedhore, ndërsa shkolla e ka autonominë për ta përshtatur plan programin e vet në bazë të preferencave të studentëve ose prindërve.

Propozimi për lëndë zgjedhore, module ose projekte mund të bëhet nga nxënësit, prindërit, komuniteti apo mësuesit. Propozimi për ta shtuar një lëndë të tillë në vitin e ardhshëm shkollor duhet të bëhet gjatë periudhës shkurt-mars. Shkolla më pas debaton mbi një listë të moduleve, ndërsa në prill nxënësit e secilit vit shkollor deklarohen për preferencat e tyre. Shkolla mund të vendosë që t’i shtojë të paktën dy module të reja. Drejtoria Komunale e Arsimit është e detyruar që t’i aprovojë ndryshimet deri në qershor. Në rastet kur një modul përzgjidhet nga lista ekzistuese e Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit duhet t’i sigurojë mjetet dhe të ofrojë trajnim për mësuesit. Nëse asnjë mësues i një shkollë nuk mund ta ligjëroje një lëndë, atëherë Drejtoria Komunale e Arsimit duhet të shpallë konkursin për pranimin në punë të një mësuesi të ri.

Nëse shkolla jote nuk u përgjigjet kërkesave për lëndë zgjedhore, atëherë ju dhe prindërit tuaj mund t’ia parashtroni një ankesë Drejtorisë Komunale të Arsimit ose te Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

  

Related Entries

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori