Raporto shkeljet e të drejtave

Plotësojini detajet më poshtë nëse dëshironi të raportoni shkelje të ndonjë të drejtë.

Tani mundeni të paraqitni ndonjë ankesë duke shfrytëzuar platfomën “Know Your Rights”. Raportimi juaj do ti shkojë Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, që është institucioni përgjegjës për të rishikuar ankesën tuaj brenda 30 ditëve.


Institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion i pavarur i cili mirret me hulumtimin e hulumtimin e rasteve të shkeljeve të të drejetave dhe lirive të njeriut në Kosovë, sipas legjislacionit ekzistues apo përmes veprimeve të institucioneve publike të cilat ushtrojnë detyrën në emër të qytetarëve. Institucioni i Avokatit të Popullit bën hulumtimin e rasteve, japë rekomandime, publikon raporte, dhe ofron shërbime ligjore falas dhe avokim për të gjithë qyetatarët e Kosovës. Në rastet kur hetimi i zyrtarëve ligjor konfirmon shkeljen e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit mund të kërkojë më shumë informata nga autoritetet publike, të bëjë rekomandime dhe të publikojë raporte. Në raste të veçanta, Institucioni i Avokatit të Popullit mund të bëjë këtë përmes mediave. Institucioni i Avokatit të Popullit nuk nuk rishikon ankesa kundër personave privat (përveç në raste të diskriminimit); ankesa kundër vendimeve të gjykatës; kundër authoriteteve jashtë Kosovës, si dhe në raste kur personat nuk i kanë shfrytëzuar metodat tjera gjyqësore (p.sh. Gjykatat). Institucioni i Avokatit të Popullit nuk e heton dhe monitoron sistemin gjyqësor lidhur me zbatueshmërinë e standardeve mbi të drejta të njeriut, nuk e zëvendëson gjykatën dhe nuk mund ti hetojë krimet drejtëpërsëdrejti, ti ndërrojë vendimet e gjykatës apo të merr vendime të detyrueshme.

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori